Këndi i fundit i fshehur i Evropës ka qëndruar shumë jashtë shtegut turistik – deri më tani. Ja pse kjo perlë pak e njohur duhet të jetë në listën tuaj.

 

Mund të jetë fqinj me Greqinë, Kroacinë dhe Malin e Zi, por Shqipëria është anashkaluar prej kohësh nga turistët, të cilët në vend të saj shkojnë drejt fqinjëve më të njohur të vendit. Vetëm 22 milje larg me varkë nga Korfuzi – i cili ndryshe nga Shqipëria ka rreth gjysmë milioni turistë britanikë që e vizitojnë çdo vit – vendi juglindor i Ballkanit ka luftuar me një problem imazhi që është e vështirë të hiqet.

Nën sundimin e një diktature komuniste për dekada, konotacionet e saj të vazhdueshme të Bllokut Lindor thjesht nuk i kanë tërhequr pushuesit.

Por që nga fundi i regjimit komunist në vitet ’90, vendi është hapur ngadalë ndaj turizmit, me bregdetin e tij të paprekur, bukuritë natyrore dhe historinë e pasur që nxisin udhëtarët ta vizitojnë.

Pas pandemisë, fjala ka dalë më në fund: ky destinacion i pashfrytëzuar dhe mahnitës, i lehtë për t’u arritur, është i përsosur për ata që duan të eksplorojnë sërish nje vend të ri.

Kompanitë kryesore të udhëtimit po raportojnë se prenotimet janë në rritje, ndërkohë që një sërë linjash të reja fluturimesh nga EasyJet dhe Wizz Air drejt kryeqytetit Tiranë tregojnë se destinacioni po bëhet më i aksesueshëm.

Emma Heywood, drejtoreshë e kompanisë së udhëtimeve aventureske në Mbretërinë e Bashkuar, Undiscovered Balkans, pajtohet: “Që kur kufizimet e udhëtimit kanë përfunduar, ne kemi vërejtur një rritje të klientëve që na pyesin për Shqipërinë, krahasuar me vitet e mëparshme. Është me shumë mundësi sepse flitet më shumë për të këto ditë si një destinacion në rritje – dhe, sigurisht, klientët tanë janë aventurierë.’’

Duke e përshkruar atë si një pjesë të “Evropës së harruar prej kohësh”, Jonny Bealby, themeluesi i Wild Frontiers, gjithashtu raporton se kërkesat për Shqipërinë janë rritur +30% krahasuar me këtë periudhë të vitit të kaluar.’’

“Para Covid-it, turizmi drejt Shqipërisë sapo po merrte hov, pasi njerëzit filluan të zbulonin këtë vend të bukur”, thotë ai. ”Tani vendi ka filluar të vendoset me të vërtetë si një destinacion udhëtimesh aventureske.’’

“Për më tepër, një fakt pak i njohur dhe i ruajtur mirë është se Shqipëria ka kuzhinë të mahnitshme. Është një destinacion i mrekullueshëm ushqimor, me shumë ushqime të ndikuara nga më të mirat e kulturave greke, italiane dhe turke, për të mos përmendur një përzgjedhje gjithnjë e më mbresëlënëse të verërave të prodhuara në vend që ofrohen.”