Në prag të çdo viti të ri është e rëndësishme të njihemi me tendencat më të reja në fushën e marketingut dixhital.

Kjo formë marketingu është pjesë e pandashme tashmë e çdo kompanie ndaj do ju prezantojmë disa nga trendet e vitit 2020 që do ju ndihmojnë të zhvilloni më shumë biznesin tuaj.
Tendencat kryesore të marketingut dixhital për vitin 2020 janë:

  • Kërkimi me anë të zërit – 55% e familjeve pritet të zotërojnë pajisje inteligjente që realizojnë kërkimin me anë të zërit deri në vitin 2022, prandaj duhet t’i jepni përparësi kësaj teknologjie në vitin 2020.
  • Aplikacionet Sociale – Ne 2020 do të shohim më shumë marka që përdorin keto aplikacione për të komunikuar me klientët e tyre. Jo vetëm që aplikacionet e rrjeteve sociale lejojnë një marketing jashtëzakonisht të personalizuar, por është gjithashtu një mënyrë e përshtatshme që klientët tuaj të kenë kontakte të drejtpërdrejta me biznesin tuaj.
  • Personalizimi – Eshtë koha për t’i thënë lamtumirë reklamave të përgjithshsuara. 80% e konsumatorëve thonë se kanë më shumë të ngjarë të blejnë nga një kompani që ofron produkte të personalizuara, ndaj marketingu i personalizuar duhet të përfshihet në strategjinë tuaj për vitin 2020.
  • Përmbajtja interaktive – Përmbajtja interaktive e re dhe origjinale do të ndihmojnë që marka juaj të depërtojë në treg. 91% e konsumatorëve janë në kërkim të përmbajtjes më interaktive kur janë duke blerë në internet. Pra, produkte që ofrojne blerje online, AR / VR, video me 360 gradë, kuize dhe sondazhet duhet të jenë shtesa tjetër e planeve të marketingut të përmbajtjes suaj për vitin e ardhshëm.
  • Transparenca – Konsumatorët po kërkojnë transparencë dhe 94% e tyre qëndrojnë besnikë ndaj markave që ofrojnë transparencë të plotë. Në fund të fundit, ndershmëria është gjithmonë politika më e mirë.
  • Ofertat inteligjente në Google Ads -Automatizimi dhe ofertat inteligjente në Google Ads pritet të bëhen normë. Këto përmirësime do t’ju ndihmojnë të optimizoni më mirë ofertat tuaja, duke ju dhënë mundësinë për të maksimizuar fitimet.

Manderina Promotions është e specializuar në fushën e marketingut dixhital dhe numëron raste të suksesshme të fushatave online.