Pas pushimeve të verës, çdo biznes ka nevojë për energji të reja, klientë të rinj. Që t’i arrini këto ju duhet të shkoni aty ku është klienti, online. Manderina Promotions, ju ndihmon të krijoni imazhin tuaj online duke nisur nga website profesional dhe i personalizuar, SEO, shkrim i përmbajtjes, krijimi e menaxhim i mediave sociale etj. 
  • Nëse nuk jeni online, nuk jeni askund. Pse e themi këtë? Sepse në radhë të pare çdo klient pret që çdo biznes ku ai do të blejë një product apo një shërbim të jetë online. Gjëja e pare që bëjnë gjithë qytetarët kur u duhet dicka, hapin internetin dhe bëjnë kërkim për produktin. Nëse nuk dilni askund, s’mund të kenë besim tek ju. Mos u çudisni kur dikush mund të mendojë që “ai nuk kishte fare faqe interneti, si mund ta besojë që të ketë produkt apo shërbim të mire”. Faqja është domosdoshmëri tani. Është si një CV e kompanisë, që gjithkush që është i interesuar ta shohë kur të ketë nevojë për ty. E njëjta gjë me një person që merrni në punë, të cilin nuk mund ta punësoni pa pare CV e tij.

  • Nëse e bëre një faqe interneti ku të hedhësh punët e tua dhe të dhënat e tua. A mjafton kjo? Mendojmë se jo. Një SEO e mire, që ka të bëjë me kodet kyçe me të cilat do ju gjejnë në Google, gjithashtu është e domosdoshme. SEO është një teknikë që jo të gjithë ata që bëjnë faqe i kushtojnë rëndësi. Ne te Manderina e kemi si pike të forte. Nëse bëjmë një faqe, dhe ajo mund të jetë e bukur për tu pare, por nuk renditet mire në Google atëherë nuk e kemi bërë mire punën tone. Ne duam që faqja jo vetëm të klikohet, por të listohet ndër të parat në Google për produktin apo shërbimin që ju ofroni.

  • Mediat sociale janë gjithashtu domosdoshmëri. Kjo sepse gjithë njerëzit kalojnë shumë kohë aty. Dhe është e nevojshme që dhe biznesi të shkojë aty ku është klienti. Prezenca në mediat sociale bën që ju të tërhiqni vëmendjen për ti cuar njerëzit te faqja juaj e internetit, ku keni të prezantuara punët, dëshmitë dhe gjithë sukseset tuaja. Ka kompani që kanë vetëm media sociale dhe thonë smë duhet faqja e internetit. Por gabim, sepse rrjetet sociale jane konsum i përditshëm. As ju vetë nuk e gjeni dot një postim tuajin para 7 muajsh apo para 5 vitesh. Ndërsa në website informacionet që doni të jepni janë të palëvizshme. Janë si një pasaportë apo si një dyqani i hapur. Mediat sociale janë karremi për të shkuar të website.

Ja përse ne si Manderina e vëmë theksin në këto tre shërbime si domosdoshmëri për biznesin tuaj: Website, SEO dhe Media Sociale. Ju mirëpresim, pasi ti keni kuptuar rëndësinë e tyre.