Pjesa më e madhe e aktivitetit në internet, duke përfshirë kërkimin e produkteve dhe shërbimeve, fillon me motorët e kërkimit. Zbuloni disa arsye se pse Seo ka shumë rëndësi për biznesin tuaj në ditët e sotme.

SEO është burimi kryesor i trafikut organik në faqen e internetit

Kërkimi Organik gjeneron trafik, i cili është mjaft i rëndësishëm për biznesin tuaj dhe ka përqindjen më të lartë të konvertimit të vizitorëve në klientë. Google është faqja më e vizituar në botë dhe motorri më i mirë i kërkimit. Nëse faqja juaj është ndër të parat, kjo do të rrisë shikueshmërinë dhe besueshmërinë tek konsumatorët.

Optimizimi i motorit të kërkimit është me kosto efektive

Optimizimi i Motorit të Kërkimit është me kosto efektive në krahasim me llojet e tjera të marketingut në internet si marketingu i mediave sociale, reklamimi PPC etj. Gjithashtu është lehtësisht i matshëm nëpërmjet Google Analytics.

SEO i mirë nënkupton përvojë më të mirë të përdoruesit

Faqja juaj e internetit duhet të jetë e optimizuar për përvojë të mirë të përdoruesit dhe synimin kryesor për të ofruar informacion të saktë për vizitorët, sepse ata po kërkojnë sa më shpejt të jetë e mundur me më pak klikime. SEO dihet se përfshin një përvojë të lehtë dhe pozitive të përdoruesit që përdoret për të rritur markën e përgjithshme të biznesit.

Më shumë shitje

Konsumatorëve ju pëlqen të kërkojnë opsionin më të mirë, atyre ju pëlqen të blejnë produktin më të mirë me çmimin më të mirë. Të kesh një taktikë SEO e cila do t’iu rankojë më lart se konkurrentët, do të bëjë të mundur që konsumatoret të futen në faqen tuaj dhe kjo përkthehet në më tepër mundësi konvertimi në klientë. Nëse 2% e vizitorëve të faqes tuaj konvertohen, rritja e trafikut nga 10,000 në 50,000 vizitorë në muaj, për shembull, rezulton në 800 shitje më shumë.

Vizibilitet

Ne të gjithë kemi kërkuar në Google, nuk ka rëndësi se çfarë kërkon rrallë herë shkon në faqen e dytë të kërkimeve, ne besojmë tek përzgjedhja e Google dhe 99% e rasteve ne arrijmë të gjejmë atë që kërkojmë në 2 apo 3 opsionet e para që na prezantohen. Kështu që, nëse nuk jeni në faqen e parë, ju mund të humbisni mundësinë për vizibilitet.

SEO lokale

SEO lokale përdor vendndodhjen gjeografike të biznesit tuaj në rezultatet e kërkimit. Vendndodhja juaj mund të kontribuojë në shikueshmërinë tuaj në internet. Kur një klient potencial kërkon brenda afërsisë suaj gjeografike, ju dëshironi të jeni biznesi që del i pari. Rritja e SEO Lokale do të rrisë shikueshmërinë tuaj në internet, duke çuar në rritjen e klientëve.

Mbështet marketingun e përmbajtjes

Përmbajtja origjinale dhe SEO punojnë dorë për dore. Duke krijuar përmbajtje të dobishme për vizitorët, duke përfshirë tekstin, imazhet dhe videot, faqja juaj do të renditet më mirë në rezultatet e kërkimit. Krijimi i përmbajtjes informative dhe me cilësi të lartë ndërton besimin.