Marketingu i Turizmit
Që nga themelimi, Manderina Marketing & Tourism Consultancy ka punuar me kompani në një sërë industrish, duke ofruar marketing dhe konsultime për turizëm dhe akomodimin, marketing për prodhuesit vendas, marketing të kujdesit shëndetësor, marketing për institucionet arsimore dhe shumë të tjertë tjerë. Disa nga industritë në të cilat jemi të specializuar
Turizmi dhe mikëpritja
Turizmi është industria kryesore në Shqipëri. Mbështetja dhe përfshirja jonë në këtë sektor ka nisur që në vitin 2004 kur ndërtuam platformën e parë të prenotimeve të hoteleve në Shqipëri www.albania-hotel.com Ne kemi mbështetur biznese dhe organizata të shumta në këta sektorë

Brandimi i Destinacionit
Shqipëria dhe Ballkani janë relativisht të reja dhe më pak konkurruese në hartën e turizmit. Prandaj zhvillimi, menaxhimi dhe marketimi i një destinacioni turistik në këto zona është thelbësor. Ka nevojë për njohuri të turizmit, në sektorin publik dhe privat, për të identifikuar potencialin turistik të destinacionit dhe për ta bërë atë konkurrues në rajon. Fokusi duhet të jetë në: kuptimin dhe nxjerrjen në pah të perceptimeve të tregut për destinacionin, kapjen e thelbit unik të destinacionit dhe atributeve të tij të veçanta, duke u mbështetur në referencat mediatike dhe kulturore që lidhen me destinacionin.

Akomodimi
Akomodimi është një nga sektorët më kompleks dhe dinamik të turizmit, ku prezenca online është vendimtare. Ka shumë faktorë që luajnë një rol të rëndësishëm në informimin dhe përditësimin e hotelierëve e teknikat e reja dinamike të marketingut të hoteleve dhe ekipi ynë ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në trajtimin e tyre

Restorantet
Reputacioni online për restorantet është çështje e ekzistencës së tyre në treg. Pronarët e restoranteve duhet të menaxhojnë shërbimet e tyre brenda ambienteve të tyre, por më e rëndësishmja, imazhin e tyre në internet. Ata duhet të adresojnë vlerësimet e klientëve, renditjen në TripAdvisor ose OTA të tjera në mënyrë që të marrin më shumë rezervime
