Eventet e mëdha nuk ndodhin rastësisht!
Organizim Eventesh
Ne mund të organizojmë me sukses evente për klientët tanë, privatë dhe publikë. Eventet mund te jene B2B, Eventet e Lançimit të Produkteve, Event Artistike, Evente online, Panaire, Dasma etj.
Pavarësisht se cila është tema juaj apo numri i të ftuarve tuaj, ne mund ta bëjmë eventin tuaj të suksesshëm. Për më tepër, ne e bëjmë eventin të njohur.
Disa nga shërbimet tona në organizim eventesh përfshijnë:
- Gjetja dhe menaxhimi i vendit të ngjarjes
- Koncepti dhe dizajni i eventit
- Zgjedhja dhe koordinimi i partnerit , i zgjedhur dhe i besuar
- Bashkëpunim me katering, dizenjim menuje, bashkërendim dhe konsultim
- Rezervim i artistit
- Organizimi i udhëtimit
- Drejtim dhe mbështetje në ditën e eventit për të gjitha nevojat e planifikuara dhe ato në ndryshim
- Ndjekje e çështjeve dhe raportim pas eventit
Shihni disa nga eventet tona
Tirana Photo Festival është një event vjetor i krijuar dhe bashkëorganizuar nga Manderina dhe DMO Albania me qëllim promovimin e Tiranës dhe Shqipërisë përmes fotografisë. Filloi në vitin 2018 dhe mbledh 100 të rinj që konkurrojnë me fotot e tyre, të cilat më pas shpërblehen me çmime dhe shfaqen në një ekspozitë.
Ne kemi organizuar evente korporative në vende shumë ekskluzive. Pavarësisht se cila është tema juaj, ne mund ta bëjmë ngjarjen tuaj një ngjarje shumë të veçantë dhe të paharrueshme. Ne punojmë me kompanitë më të mira të dekorit për ta bërë vendin e zgjedhur për event një vend zanash ku mund të shijoni momentet më të mira.
Panairi “Studio në Evropë” organizuar në Tiranë, ishte një projekt i financuar nga Komisioni Evropian. Fushata synonte të targetonte të gjithë studentët në Shqipëri të interesuar për të studiuar në Evropë për studime pasuniversitare, kërkime shkencore, shkëmbime akademike etj. Rreth 34 universitete nga 18 vende të Evropës ishin të pranishëm në Panairin e organizuar në 26 Tetor në Hilton Garden Inn Tirana.
Qarku Gjirokastër mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë në një stendë të vetme të branduar me emrin Visit Gjirokastra. Ky organizim u bë i mundur në kuadër të projektit për brandimin e Gjirokastrës si destinacion. Të gjitha bizneset e turizmit prezantuan bizneset në një stendë të vetme të organizuar nga ekipi ynë.
Eventi i lancimit “WishPro in Albania”, linje kozmetike izraelite, u organizua në një hotel në qendër të Tiranës. Event ishte I një formati B2B një sallon me pajisje dhe materiale promocionale, prezantime dhe diskutime. Audienca ishte e përbërë nga përfaqësues të salloneve të bukurisë në Tirane që kishin mundësi të shihnin nga afër linjën Israelite të kozmetikes në një demonstrim live. Eventi shkoi shumë mirë dhe gjeneroi interes dhe kontrata shitjeje.
Si pjesë e mbështetjes për Sektorin e Agrobiznesit, ekipi i Manderina ka organizuar një sërë eventesh degustimi për prodhuesit vendas e produkteve të bulmetit, vaji të ullirit, kantinat e verës në prezantimin e tyre të parë të produkteve. Aktivitetet janë organizuar në hotele në qendër të Tiranës ku shumë njerëz kanë shijuar ushqimet dhe pijet. Prodhuesit arritën t’i bënin të njohura produktet e tyre online dhe offline, por gjithashtu realizuan dhe shitje.
Si pjesë e kontratës sonë me UNESCO-n për fushatën e promovimit projektit që listoi Liqenin e Ohrit si pronë e UNESCO-s, ekipi ynë organizoi një sërë ngjarjesh duke përfshirë seminare, konferenca, udhëtime familjarizuese për ekipet e UNESCO-s, ICOMOS dhe IUCN, panaire me prodhues vendas etj.