Ndërtim Faqe Interneti

Ndërtim dhe zhvillim faqe interneti


A po i kthen faqja juaj e internetit vizitorët në blerës me një normë të qëndrueshme konvertimi? A e prezanton mire faqja juaj e internetit markën dhe kompaninë tuaj dhe a ofron një përvojë të mirë tek përdoruesi, veçanërisht në pajisjet celulare? Ekipi ynë i dizenjimit dhe programimit të faqeve të internetit mund të ndihmojë në ndërtimin e një faqe interneti që është e lidhur me praktikat më të mira të sugjeruara nga Google webmaster për dizenjimin dhe programimin e faqes së internetit.

website design marketing
 

E-Commerce (Dyqan online)


Shërbimet tona të faqeve e-commerce përfshijnë një cikël të plotë jetësor të një projekti e-commerce: që nga elaborimi i dizajnit, tek lançimi deri te mirëmbajtja e tij e vazhdueshme dhe përmirësimi sipas kërkesës. Ne ofrojmë mbështetje të fortë këshilluese, zhvillim dhe strategji marketing për faqet e-commerce.

e-commerce marketing

SEO (Optimizim për Motorët e Kërkimit


A renditet faqja juaj e internetit në Google? A shfaqet në rezultatet e kërkimit kur dikush kërkon emrin, produktin ose shërbimin tuaj? Nëse përgjigja është jo, atëherë faqja juaj e internetit ka nevojë për optimizim. Duhet të targetojmë fjalët tuaja kyçe dhe kështu do ta shihni biznesin tuaj të renditur lart në motorët e kërkimit. Ne analizojmë praninë tuaj dhe të konkurrentëve tuaj. Pavarësisht se në cilën industri operoni, ne mund t’ju bëjmë të suksesshëm në internet. Ne përdorim SEO-në e duhur dhe krijojmë faqe interneti që gjenden lehtësisht në rezultatet e kërkimit, faqe interneti me konvertime të larta që e kthejnë trafikun në shitje.

seo marketing

Biznesi yt në Google


Listimi i bizneseve në Google është shumë i rëndësishëm për kërkimin lokal, ai i drejton klientët te dera e biznesit tuaj. Google My Business ju ofron mundësinë për të listuar vendndodhjen e biznesit tuaj në Google Maps dhe në rezultatet e kërkimit lokal. Ju mund të shfaqni informacione të rëndësishme për biznesin tuaj, duke përfshirë orarin e hapjes/mbylljes, detajet e kontaktit ose një lidhje në faqen tuaj të internetit. Ne ju ndihmojmë të verifikoni biznesin tuaj në google dhe të plotësoni profilin.

google map marketing