Për çdo biznes është shumë e rëndësishme të përfshihet në marketingun dixhital për të tërhequr sa më shumë klientë. Shumë prej këtyre bizneseve gabojnë kur mendojnë se duhet të përdorin vetëm mënyrën tradicionale të marketingut. Megjithatë, me mundësitë që ofrojnë reklamat në internet (Google ads) është më e lehtë se kurrë për të synuar klientë. Ekzistojnë disa fusha specifike të marketingut dixhital që ju ndihmojnë në zhvillimin e biznesit tuaj dhe duhet patjetër të përfshihen në strategjinë tuaj të marketingut. Ne ju njohim me 6 mënyra që ju mund t’i përdorni për promovimin e biznesit tuaj.

1. Reklamat në Facebook (Facebook Ads)
Duke qenë se Facebook është një nga aplikacionet më të përdorura nga të gjitha moshat është shumë e lehtë të krijosh një audiencë të caktuar në bazë të venddodhjes. Për këtë arsye shumë biznese lokale përdorin reklamat e Facebook. Është shumë e rëndësishme që reklama të caktuara t’i testoni në një audiencë të vogël dhe më pas të zhvendoseni në një audiencë më të gjerë. Në këtë mënyrë shmangni çdo zhgënjim dhe përmirësoni strategjinë tuaj të marketingut.
2. Reklamat ne YouTube (YouTube Commercials)
YouTube është një kanal tjetër që ju mund të përdorni për të promovuar biznesin tuaj. Madje, reklamat janë cilësuar si me efektive për shënjuar një audiencë specifike. YouTube përdor teknologjinë e kërkimit (të njëjtë si dhe Google), por me një kosto më të ulët se Google AdWords. Në këtë mënyrë përfitoni cilësinë në një buxhet më të ulët.
3. Instagram
Instagram është një tjetër aplikacion ideal për t’u lidhur me klientët afër jush, duke përdorur veçori të tilla si etiketat e vendndodhjes dhe hashtags nga qyteti ose shteti juaj. Nëpërmjet tij mund të bini në kontakt me klientë potencial që kanë një audiencë të madhe të ndjekësve (followers) dhe t’i ofroni një produkt ose shërbim falas dhe të përfitoni marketing në profilin e tyre. Haley Jean Marie, themeluesi i kompanisë së marketingut mediatik dhe krijimit të përmbajtjes “The Salt Influence”, gjithashtu rekomandon përdorimin e Instagram-it për t’u angazhuar dhe mbështetur bizneset e tjera lokale.
4. SEO (Search Engine Optimization)
Angazhimi në mediat sociale përmes tre llojeve të lartpërmendura të reklamave sigurisht ndihmon me SEO, por është e rëndësishme të forconi prezencën biznesit tuaj në internet. Kjo gjë realizohet vetëm duke optimizuar faqen tuaj të internetit. Është e rëndësishme që biznesi juaj të shfaqet ndër të parët kur dikush e kërkon në internet. Sa më i lartë të renditet në faqen e rezultateve të Google, aq më e lartë është shansi i klientëve vendas të mësojnë për biznesin tuaj .

5. Marketing me anë te përmbajtjes (Content Marketing)
Marketingu i përmbajtjes gjithashtu mund të ndihmojë që biznesi juaj të renditet ndër të parët kur kërkohen në Google. Përdoret për të përshkruar shtimin e postimeve në faqen e internetit të kompanisë suaj për t’u renditur më lartë në motorin e kërkimit. Krijoni tema në blog që iu përgjigjen problemeve dhe pyetjeve të klientit që synoni. Këto postime do t’ju ndihmojnë të rrisni numrin e klientëve tuaj.
6. Marketing me anë të e-mail (Email Marketing)
Së fundmi, marketingu me anë të emailit është mënyra efikase për të qëndruar në kontakt me klientët e vjetër dhe për të bërë të rinj. Me anë të emailit ju mund t’i mbani të përditësuar me risitë dhe ofertat më të reja. Kështu mbeteni në kontakt pa qenë nevoja që një klient të bëjë një kërkim për ju pasi ju jeni aty për të.

Përqëndrimi i strategjisë suaj të marketingut në këto gjashtë mënyra do t’ju sjelli klientë të rinj në një kohë të shkurtër. Ndryshimin do ta vini re sapo të filloni t’i përdorni dhe t’i zbatoni këshillat për secilin kanal të marketingut dixhital.


*Të gjitha këto i ofron Manderina Promotions