Si të promovoni postimet e blogut në mediat sociale
Pasi keni bërë një artikull të mirë në blog mezi prisni ta ndani në mediat sociale, por ajo që doni ju është sa më shumë lexues. Si arrihet kjo? Zbulojeni më poshtë!
Promovimi nëpërmjet mediave sociale
Për të promovuar efektivisht postimet tuaja në blog, ju nuk mund të transmetoni të njëjtin mesazh në çdo rrjet social. Ju duhet të përshtatni mesazhin tuaj për çdo platformë dhe audiencë. Për shembull, nëse promovon një postim të ri të blog-ut, mund të duhet t’u drejtohesh miqve të Facebook në një mënyrë të ndryshme nga kontaktet e tua të biznesit në LinkedIn. Në Twitter, ju jeni të kufizuar në 140 karaktere, kështu që ju duhet të mbani mesazhin tuaj të shkurtër dhe të thjeshtë. Në Pinterest, imazhi juaj është mënyra kryesore për të tërhequr vëmendjen. Çdo rrjet social ofron opsione të ndryshme për promovimin e përmbajtjes suaj. Numri i karaktereve të lejuara dhe madhësia e imazhit ndryshon. Ju mund të shtoni edhe # hashtage për të kthyer postimet në përmbajtje të kërkueshme ose shtoni @  për t’u lidhur direkt me ndjekësit tuaj. Të vendosësh hashtage të shumta , funksionon mirë në Twitter dhe Instagram, por përdorimi i tyre në Facebook ose LinkedIn nuk do të prodhojë domosdoshmërisht rezultate të njëjta.
Ja si mund të promovoni artikujt e blogut tuaj në pesë rrjetet më të mira sociale

#1: Ndajeni në Facebook

Postimet në Facebook mund të përmbajnë deri në 10.000 karaktere, por vetëm 480 karakteret e para janë të dukshme në kohështrirje, pasi pjesa tjetër është e fshehur pas “shiko më shumë”. Pra, vendos thelbin e mesazhit tuaj në 480 karakteret e para. Kini parasysh që postimet në Facebook me më pak se 50 shkronja kanë treguar më shumë angazhim sesa postimet më të gjata. Postimet me imazhe funksionojnë më mirë në Facebook. Është e mira që kur postoni artikullin e blogut tuaj në Facebook të ngarkoni imazhe që i shoqëroni me link. Në këtë mënyrë fotot që ju ngarkoni do të jenë të shoqëruara me linkun e secilit artikull që ju keni shoqëruar foton.  Gjithashtu, është mirë që të siguroheni që të vendosni dhe një koment personal dhe të ftoni lexuesit të ndajnë mendimin e tyre.

#2: Ndajeni në Twitter

Twitter ishte rrjeti i parë social që vendosi hashtag-et dhe @ (mention) të cilat ofrojnë kërkime më të mira dhe  të shumta. Kohët e fundit, platforma  ka bërë ndryshime në kufirin me 140 karaktere për t’i dhënë postimeve hapësirë pak më të madhe. Postimet me më pak se 140 karaktere janë më mirë. Për të patur sa më shumë re-tweets (ripostime) sigurohuni që të ngarkoni imazhe dhe linqe.  Nëse shtoni deri në katër hashtage, kjo do të bëjë postimin tuaj më të kërkueshme për fjalët kyçe dhe do të gjenerojë më shumë reagime. Përfshini simbolin e @ nëse doni të jepni kredenciale dikujt ose t’i dërgoni mesazhe specifike në Twitter. Koha e një postimi në Twitter në kohështrirje është rreth 18 minuta, kështu që është mirë që artikujt e blog-ut t’i ndani më shumë se njëherë në ditë.

 

#3: Postojeni në LinkedIn

LinkedIn ju lejon të postoni në profilin tuaj, në faqet e kompanisë dhe faqe dhe në grupe. Ju gjithashtu mund të publikoni postimet tuaja në blog në LinkedIn Pulse ose SlideShare. Në faqen e kompanisë tuaj, ‘përditësimi’ juaj mund të përmbajë rreth 600 karaktere. Çdo tekst me më shumë se 150 karaktere duket jo shumë tërheqës për lexuesin pasi do ti duhet të klikojë “shiko më shumë” për të parë postimin  e plotë. Ndarja e artikullit me një imazh dhe link funksionon më së miri në LinkedIn. Bëjeni tekstin tuaj personal që të krijojë angazhim me ndjekësit. Bëni pyetje ose inkurajoni lexuesit të bashkëveprojnë me postimin tuaj.

#4: Postojeni në Pinterest
Në Pinterest, imazhi është pjesa më e rëndësishme e postimit (pin) tuaj. Vendosni një përshkrim për të treguar më shumë se çfarë ka ky postim. Pinterest ju lejon të shkruani deri në 500 karaktere për të përshkruar dhe komentuar imazhet tuaja. Ju mund të mbledhni imazhet tuaja në albume për t’i renditur ato sipas temave dhe të vendosni imazhe të çdo madhësie. Për të bindur përdoruesit që të klikojnë, bëni përshkrimet tuaja nga  150 deri 300 karaktere. Vendosni hashtag për fjalët kyçe për të rritur shikueshmërin e imazhit.

#5: Postojeni në Instagram

Në Instagram mund të postosh deri në 10 foto ose video në një postim të vetëm. Kohëzgjatja e një imazhi në Instagram është shumë më e shkurtër se sa në Pinterest. Shumica e angazhimeve ndodhin brenda orëve të para të postimit. Instagram ofron një madhësi unike katrore për imazhet, që është 1080 x 1080 piksel. Përshkrimet mund të jenë deri në 2,200 karaktere, nga të cilat vetëm tre rreshtat e parë shfaqen në kohështrirje. Përpiquni të transmetoni esencën e postimit në 155 karakteret e para. Hashtage-t  janë të rëndësishme në Instagram, dhe shumë titra përbëhen vetëm nga hashtage. Përdorni fjalë kyçe të artikullit të blogut tuaj  si hashtage në mënyrë që sa më shumë përdorues të Instagram mund të gjejnë postimin tuaj. Ju mund të shtoni deri në 30 hashtage. Instagram nuk shfaq linqet e klikueshme, por mund të shtosh një URL në bion e Instagramit që të ftoni ndjekësit ta lexojnë blogun tuaj.

Si përfundim
Promovimi i artikullit të blogut tuaj në mediat sociale mund t’ju të ndihmojë të korrnin sukses me blog-un tuaj. Megjithatë, nëse ndani të njëjtin mesazh në të gjitha rrjetet tuaja sociale, do të humbisni mundësitë për shtrirje dhe angazhim më të madh. Ju duhet të përshtatni mesazhet tuaja në çdo rrjet social që të arrini në një audience të përgjithshme.