Quhet ora e artë. Kaq është koha kur duhet reaguar për një krizë që shpërthen në media. Kjo sepse sot, me rritmin e medias sociale, lajmi përhapet me shpejtësi të jashtëzakonshme. Nuk ndodh më si dikur, në kohën e mediave tradicionale, ku lajmi priste deri sa mblidhej bordi drejtues për të vendosur publikimin, ose jo. Sa të mendohet një media prestigjoze, plaftorma të ndryshme në social media e kanë shpërndarë lajmin e tyre.

Kjo hyrje vlen për ngjarjet e futbollit mes Serbisë e Shqipërisë, për të cilat reagimi i mediave ka qenë i hallakatur dhe jo me nje politike te qarte editoriale, ku në radhë të parë të jenë interesat e vendit. Ngjarje të tilla kanë krijuar dy grupime: pacifistët, ata që duan thjesht lojën e bukur, dhe nacionalistët, ata që vazhdojnë ta trajtojnë Serbinë si armike, qe nga koha e luftës së Kosovës.

Si duhet të sillet media në këto ngjarje? Media, si pushtet i katërt, për vetë rolin e saj edukues i opinionit publik, duhet të jetë në anën e pacifistëve dhe nuk duhet t’i hedhë benzinë zjarrit.

Është tipik rasti i Ismail Morinës, ose njeriu-dron, të cilin vetë media e bëri hero. Nese gjithe mediat tona, do ta pershendesin  menjëhere dhe njezeri arrestimin e tij, tensionet nuk do ndiheshin aspak. Dhe lajmi se pari duhet të fluturojë në Twitter, që njihet si ‘skaneri’ i shekullit. Ne Twitter lajmi perhapet me sekonda. Nëse përdoret hashtag (#) i duhur, për të rrëzuar lajmin negativ, atehere beteja mediatike eshte e fituar. Aq më mirë nëse shkruhet anglisht dhe shoqërohet me foto që rrëzon gjithë alibitë e tjera.
Interesante ishte beteja e djeshme ku portale si ‘Shqipëria ime’ qe numërojnë 1 milionë fansa benin thirrje për trazira në Tirane dhe Elbasan. U deshën disa shkrime te ndrojtura’ dhe pastaj së bashku (edhe pse vone) mediat serioze online si Top Channel, Balkanweb, Tvklan, ABC, OraNews, Vizionplus, Shqiptarja.com, Syri.net, Lapsi.al, Opozita, Birn, Javanews, Newsbomb etj, të rrezonin variantin kërcënues, dhe të rreshtoheshin pro rendit, sigurisë, dhe pro një lojë futbolli paqësore. Kjo frymë duhet t’i shoqerojë mediat tona edhe sot, edhe nesër, pavarësisht çfarë do ndodhë në ndeshjen e radhës. Të fituar duhet të dalin shqiptarët, toleranca dhe qytetaria e tyre. Dhe ketë imazh e ka në dorë media. Sekondat në momentin e një ngjarjeje, kanë shumë më tepër rëndësi se dhjetra shkrime e editoriale më pas.

-Manderina Promotions, PR agency-