Shumë ekspertë të mediave sociale, që nxisin përdorimin sa më optimal të tyre, vazhdojnë të këmbëngulin se ajo që njerezit duhet të bëjnë, është të angazhohen sa më shumë, të komunikojnë me ndjekësit dhe miqtë dhe jo thjesht të postojnë. Por kjo kërkon shumë kohë. Aq shumë kohë sa disa njerëzve u merr thuajse gjithë 8 orëshin e punës. Studimet që janë bërë nga kompanitë më të mëdha të marketingut online thonë se mediat sociale e ndihmojnë shumë biznesin tuaj apo imazhin e famën tuaj, por nëse flasim për fitimet, ato nuk shkojnë më shumë se 7-10 %, pra fitime këto të sjella për një kompani që i përdor maksimalisht mediat sociale.
Por a mund të quhet punë nëse gjithë ditën shpenzon kohë në Instagram, google plus, Linkedin, Facebook, Twitter apo blog?
Disa e quajne punë, por ka një kohë të caktuar e cila mund të përmblidhet e gjitha në 2 orë në ditë (ne 24 ore) maksimumi.
Blog: Sigurisht nese do qe te jesh i suksesshëm online, duhet të sigurosh një përmbajtje, pra një lajm tëndin, një mendim tendin, ose nje produkt tendin, para se ta shpërndash atë. Pra koha maksimale që duhet shpenzuar është blogu yt, ku ti shkruan një artikull për punën tende. Për blogun duhet shpenzuar kohë e mjaftueshme 30-60 minuta.
Sapo ke një material në dorë mund ta shpërndash ne gjithe platformat sociale.
Facebook: nuk sugjerohet të qendrosh me shumë se 5 minuta në ditë. Mjafton të postosh dicka tënden dhe të bësh disa like apo komente për të qenë i angazhuar. Për lexim nuk është facebook, nuk mund të humbësh kohë duke lexuar historite personale te njerezve, apo te shohësh fotot personale te tyre.
Instagram: Ketu nuk duhet te kalosh më shumë se 1 minutë në ditë. Fotot janë foto, mund të bësh një like, por kur s’ka përmbajtje, është humbje kohe.
Twitter: ia vlen të shpenzosh 20 minuta në ditë. Duke menduar se në twitter ti ndjek kompanitë apo individet që kanë lidhje me profesionin tend, ia vlen të lexosh titujt dhe postimet e tyre që fatmiresisht janë vetëm 140 karaktere.
LinkedIn: ia vlen të shpenzosh 20 minuta në ditë. Gjithashtu Linkedin është rrjet professional, ku ke c’te lexosh dhe te perfitosh lidhur me profesionin tend, dhe te ndash mendimin apo blogun tend.
Google +: Ia vlen te shpenzosh pak kohe te lexosh ndonje artikull. Google eshte quajtur babai i internetit, angazhimi aty eshte reklame dhe për ty. Por jo me shume se 5 minuta ne dite.
Kjo eshte ajo çka sugjerohet për angazhimin tuaj në mediat sociale. E grumbulluar ne total nuk mund të kaloje më shumë se 2 ore të shperndara ne 24 ore te dites. Kjo sepse FB dhe Twitter mund të përdoren më mirë në mbrëmje, ku eshtë vertetuar dhe fluksi i tyre. Ndërsa blogu apo linkedin mund te përdoren paradite.
Ky është një blog, qe ne mendojme se vlen, ndaj po e ndajmë me ju…