Ka shumë biznese në Shqipëri që qendrojnë larg mediave sociale. Mendojnë se këto media janë më shumë për të rinjtë, janë për njerëzit e papunë, që s’kanë me çfarë të merren ose të shtyjnë kohën.
Duke patur këtë mendësi, ka biznese që ende nuk kanë website dhe as kanale të mediave sociale.
Disa prej tyre thonë se nuk ka çfarë u duhet website, pasi klientet e njohin biznesin e tyre dhe produkti i tij ka reputacion. Por ky biznes nuk e kupton se ndërsa rri dhe mendon vetëm për ata klientë që e njohin, biznese të tjera lulëzojnë, dhe vetëm pse bëjnë reklama në facebook, instagram etj arrijnë t’ia marrin klientët një e nga një. Nuk do kalojë shumë kohë dhe ky biznes mund të falimentojë. Ka biznese të tjera që kanë një farë prezence online, por nuk merren me to, i lënë pasive, të paaktivizuara prej vitesh. Praktikisht dhe faqja e tyre statike pas pak kohësh ‘do jetë e vdekur”, nëse nuk gjen mënyrën për të tërhequr klikime aty, përmes aktivizimit të mediave sociale të integruara.
Sot nuk është më pyetja a duhet të jenë online, por bizneset duhet te jetojnë online!
1. Fitoni më shumë klientë, apo konsumatorë. Mediat sociale sot gjenerojnë një numër të madh konsumatorësh në kohë reale, që kurrë nuk do trokisnin në dyqanin tënd në botën reale. Cdo ditë ka 500 milionë postime në twitter, 4.5 miliarde pëlqime në Facebook dhe mbi 95 milione postime fotosh dhe videosh në Instagram. Prapa kësaj pune janë mijëra konsumatorë që tregojnë se çfarë pëlqejne dhe çfarë mendojnë për markën apo biznesin tënd. Ti si biznes mund ta përdorësh këtë ‘feedback’ të klientëve për të përmirësuar punën dhe produktin tënd, dhe për t’ua ofruar ashtu siç ata e dëshirojnë.
2. Përmes mediave sociale rrisni emrin e markës tuaj dhe besueshmërinëKur ke prezencë online, kryesisht në media sociale njerezit e kanë më të lehtë të lidhen me ty. Fakti që kanë ku të gjejnë dhe që të shkruajnë, tregojnë se kanë besim të brandi yt. Një studim tregon se 53% e amerikanëve që ndjekin në social media brande të caktuara janë dhe blerës të atyre markave apo produkteve.
3. Mund të bëni reklama të targetuara me rezultate ne kohë realeReklamat në rrjetet sociale janë të lira, pra nuk i afrohen shtrenjtësisë së reklamave televizive apo në print. Gjithashtu ju në të njëjtën kohë dhe reklamoni, por dhe shpërndani kontentin tuaj me shumicë dhe të pakifuzuar, jo si në TV kur një reklamë 30 sek kushton shume shtrenjte, dhe ju nuk arrini dot ti thoni të gjitha aty. Reklamat në mediat sociale janë mrekullia më e madhe që bizneset kanë në dorë. Ata mund të targetojnë saktësisht blerësit e tyre, sipas moshës, gjinisë, sjelljeve, interesave, apo territoreve te caktuara etj.
4. Përmes mediave sociale, konvertimi është i jashtëzakonshëm
Sa më shumë t’ju ndjekin, komentojnë, apo lidhen me ju, aq më shumë rriten shitjet tuaja. Dhe kjo lidhje tashmë është plotësisht e vërtetuar nga studimet në këtë fushë. Pra mediat sociale janë konsideruar mënyra më efektive e shitjes për bizneset.
5. Merr direkt përshtypjet e klientëve.
Dhe kjo nuk të ndodh në jetën reale. Eshte e habitshme që klientët e kanë më të lehtë të ankohen në mediat sociale në faqet e bizneseve të ndryshme sesa të marrin në telefon apo të shkojnë në dyert e biznesit. Studimet tregojnë se edhe bizneset përgjigjen shumë më shpejt në rrjetet sociale ndaj ankesave apo komenteve sesa kur ankesa u vjen me shkrim apo kur u kërkon një trajtim me telefon.
6. Rritet trafiku juaj në website dhe renditja e faqes tuaj në Google.
Një nga përfitimet më të mëdha të mediave sociale është se ju sjellin klikime në faqe. Dhe nuk ju sjell thjesht më shumë vizitorë në faqe, por ju ngre në renditje lart në Google.
7. Mediat sociale ju japin mundësinë të monitoroni konkurentët tuaj.
Tashmë është më e lehtë që të shihni cfarë bëjnë rivalët tuaj, nëse ata nxjerrin produkt të ri, ndjekin strategji të reja, të gjitha do tentojnë ti reklamojnë. Kjo të ndihmon dhe ty si biznes të shohësh ku ata janë, dhe cfarë të bësh për ti tejkaluar. Fantastike apo jo
Tashmë është më e lehtë që të shihni cfarë bëjnë rivalët tuaj, nëse ata nxjerrin produkt të ri, ndjekin strategji të reja, të gjitha do tentojnë ti reklamojnë. Kjo të ndihmon dhe ty si biznes të shohësh ku ata janë, dhe cfarë të bësh për ti tejkaluar. Fantastike apo jo
8. Ndan kontent pa limit. Nuk ka ndonjë limit apo pengesë kohore që ti të reklamosh produktin tënd. Në mediat sociale mund ta bësh në kohë record. Madje mund të japësh live produktin tënd duke e prodhuar. Mund të reklamosh gjithcka në kohë reale.
9. Krijon marrdhënie të forta me konsumatorin dhe nje dialog në kohë reale.
Psh në biznesin e turizmit, shumë thjesht dikush mund të prenotojë përmes komunikimit në mediat sociale, të caktojë gjithcka, itenerarin e udhëtimit etj. Ky komunikim direkt mes biznesit dhe klientit në mediat sociale është aq efektiv, sa kurrë nuk mund ta arrijnë format e tjera të marketingut.
Sa me shume kohe te humbni, aq me shpejt do falimentoni! Ne Tiranë ka plot kompani që i ofrojnë me profesionalizëm shërbimet e mediave sociale për bizneset.