Panairi “Blej shqip” ka mbledhur dhjetra kompani shqiptare nga Kosova, Shqiperia e Maqedonia ne kryeqytetin kosovar Prishtinë. Mjaft kompani agropërpunuese të vajit të ullirit, verës shqiptare, mjaltit, djathit dhe produkteve të tjera ‘made in Albania’ kanë zgjedhur të jenë të pranishme në këtë panair qe do zgjase dy dite 27-28 nentor. Duket një iniciativë mbarëshqiptare e mbështetur sigurisht nga institucionet respective të tre shteteve ku banojnë shqiptaret ne Ballkan, aq sa ka marrë përmasat e një panairi rajonal “bli shqip”. Nje iniciative e tille eshte mbeshtetur fuqishem dhe nga Ministria e Bujqesise dhe Ministria e tregtise e Sipermarrjes ne vendin tone, por tregu mbare shqiptar duket se eshte nje risi qe duhet te vazhdoje.
Kane qene mbi 100 kompani shqiptare ne kete aktivitet me rastin e festive kombetare. Ky eshte nje tregues i rendesishem qe shqiptaret në rajon, vec historisë, gjuhës i bashkon dhe ushqimi. Le te promovojme e blejme produktet tona “Made in Albania”.