Jemi mësuar tashmë që rrjeti social më popullor, Facebook herë pas here sjell ndryshime. Këtë vit suprizoi me ndryshimet e mëdha që prekin sidomos bizneset e vogla. Mark Zuckerberg ka publikuar deklaratën e tij në Facebook për ndryshimet që do të ndodhin në 2018. Facebook lajmëron se duke nisur nga ky vit njerëzit do të shohin më shumë postime nga miqtë e tyre se sa nga bizneset, markat apo mediat. Qëllimi i krijimit të Facebook ka qenë të lidhë njerëzit anë e mbanë botës dhe të forcojnë lidhjet e tyre me miqtë dhe familjarët që nuk i kanë pranë, të njëjtën gjë kërkon të kthej sërish. Por, çfarë do të thotë kjo për bizneset? 
Sigurisht që palët e biznesit e kanë kontestuar këtë ndryshim, duke argumentuar se Facebook po merr para nga bizneset dhe kjo nuk është e drejtë, pasi duhet të ketë një balancë për aq sa paguajnë bizneset duhet edhe të marrin. Shumë ekspertë të marketingut në mediat sociale shprehen se: “Bizneset e vogla do të jenë ato që do të preken më shumë nga ky ndryshim. Nëse më parë një postim pa pagesë i një faqe biznesi do arrinte të shihej nga 10 % e ndjekësve, kjo shifër do të jetë akoma më ulët, dhe bizneseve do t’u duhet të bëjnë më shumë postime me pagesë”.

Manderina Promotions është gjithmonë e përditësuar me ndryshimet në marketingut online, dhe gjithë klientëve të saj ua përcjell këto risi teknologjike, duke i njoftuar se ku vlen të bëjnë investime sa më të mira në marketingun online.
Manderina mirëmban kanalet sociale të dhjetra bizneseve, duke ofruar më tepër kontent origjinal dhe angazhim natyral, përkundrejt postimeve me pagesë. Avantazhet e Manderinës janë se ne dimë të krijojmë një angazhim më të mirë me ndjekësit dhe duke i kthyer ata në potencial për klientët tanë.