Brandim me përmbajtje
Teknologjia ka avancuar të dashur miq. Nuk është nevoja më të beni reklama me pagesë. Shisni përmbajtjen. Erdhi koha që të dish të shkruash për atë biznes që ke, është reklama më e mirë që mund ti të bësh. Nëse nuk po përdor përmbajtje për kompaninë tënde, je duke humbur! Një përmbajtje e mirë nuk duhet të jetë vetëm ajo që shfaqet në faqen online të kompanisë, sepse të gjithë e dinë që aty ka informacione statike dhe jo gjithmonë të përditësuara. Website nuk mjafton. Faqja është e mbushur me informacion por që rri në vend. Ai vetë nuk mund të shesë. Ti duhet ta vësh në lëvizje. Po si? Përgjigjia është: Përmes mediave sociale dhe blogeve, pra përmbajtjes. Këto jane ushqimi i përditshëm.
Mediat Sociale
Njerëzit e kanë njohur logon tuaj, dinë dhe emrin tuaj, dhe ngjyrat që përdorni, dinë dhe çfarë shisni. Por klienti ka nevojë çdo ditë të dëgjojë dicka nga ju. Nëse nuk postoni rregullisht në mediat sociale psh, dikush mund të thotë që keni dalë nga tregu. Nëse postoni thjesht një foto, njerëzit nuk e kuptojnë mesazhin që ju doni të jepni, gjithkush mund ta interpretojë ndryshe. Por nëse atë foto e shoqëroni me një tekst, përmbajtja e markës tuaj bëhet më interesante. Përmbatja në mediat sociale duhet të jetë informative dhe sa më e qartë, kjo sjell atë që ju doni, pra që njerëzit të kuptojnë markën tuaj dhe ta dallojnë atë nga markat e tjera në treg.
Shkrimi i një Blogu për fushën e kompanisë ku operoni, mund të jetë më efektive dhe tërheqes se gjithçka tjetër, pasi aty i jepni një freski markës tuaj duke shkruajtur mbi të rejat e fundit dhe duke qënë më të përditësuar.
Vendos konsumatorin të parin
Para se të krijoni përmbajtje për markën tuaj duhet të niseni nga nevojat e konsumatorit, çfarë kërkon ai. Për këtë arsye përmbajtja duhet të jetë diçka e zgjuar dhe informuese, apo diçka argëtuese dhe e papritur. Edhe pse e dimë që ajo ç’ka duam të themi kur shpërndajmë një përmbajtje është të shesim një produkt tonin, kjo nuk duhet të jetë fokusi në përmbajtje . Pra fokus te mos jete “shitja”, por informimi për produktinin. Le të marrim një shembull, nëse produkti ynë është një pajisje, atëherë përmbajtja duhet të jetë e tillë që të përfshijë nevojat e konsumatorit, p.sh për çfarë shërben kjo pajisje, kujt i vjen në ndihmë kjo pajisje, te mirat e pajisjes dhe në fund mund të shkruani që: “A jeni të interesuar për të blerë këtë pajisje, kontakoni me ne”.
Për te arritur këtë lloj brandimi, ju duhet të zgjidhni krijuesit dhe shkruesit më të mirë. Ka kompani dhe në Shqipëri që merren pikërisht me këtë fushë, brandimin përmes përmbajtjes (Content Marketing). Një prej tyre është Manderina Promotions. Promovojmë dhjetra biznese, duke shkruar e përditësuar gjithcka me vlerë rreth fushës dhe markës së tyre. Asgjë nuk është më tabu. Gjithçka mund ta gjeni dhe këtu.