Midhja nuk eshte pjese e ushqimit te perditshem ne tryezat tona, ne ende e shohim si produkt luksi qe e porosisim ne restorante. Dikur Midhja e liqenit te Butrintit eshte quajtur Mbretereshe. Kjo per cilesine e saj te konsideruar ne vitet 90 si me e mira ne gjithe Mesdheun. Sot gjithcka eshte permbysur dhe ata qe po e vuajne jane sarandiotet qe merren prej vitesh me kultivimin e ketij produkti te shijshem.
Ne fakt jane 80 subjekte private ne Sarande qe merren prej 20 vitesh me kultivimin e midhjes. Ka mbi 60 impiante dhe mendohet se ne vit merren mbi 15 mijë kv midhje. E ndersa prodhohet vazhdimisht, pjesa me e madhe e ketij produkti shkon dem, hidhet ose kalbet.
Arsyet jane te shumta. Po rendisim shkurtimisht disa: Liqeni i Butrintit vitet e fundit nuk furnizohet me uje te fresket, shume burime e kanale qe sillnin uje aty, jane devijuar nga fshatrat perreth, pasi perdoren per vaditje. Kjo ka bere qe midhja te asfiksohet ku sipas nje statistike rreth 30 % e midhjeve ngordhin cdo vit.
Por sarandiotet qe vazhdojne te kujdesen per pjesen tjeter qe mbetet gjalle, ankohen se nuk kane nje laborator afer ne Sarande ku te shikohet cilesia, apo rrezikshmeria e midhjes, ne menyre qe te certifikohet nese duhet te dale ne treg apo jo. Qe nga viti 96 kur nje ekip i BE erdhi dhe konstatoi se disa molusqe ne Shqiperi kishin mikrobe te rrezikshme per shendetin, e verifikuar kjo ne nje laborator ne Bruksel, Shqipëria u hoq nga harta e eksportimit të molusqeve në vendet e Bashkimit Evropian. Ky nam i keq vazhdon ta ndjeke kudo midhjen tone. Sot ende nuk mund te eksportohet askund midhja jone, dhe eshte e detyruar te rrije brenda kufijve. Ajo shkon ne nje pjese te mire te restoranteve e supermarketeve, pjesa tjeter hidhet… Konsumatoret nuk jane mesuar ta blejne e ta konsumojne shpesh. Ne kete situate, dy jane rruget per ta ndihmuar kultivimin dhe konsumimin e midhjes: shteti te garantoje cilesine, me laboratore e certifikata, dhe konsumatori shqiptar te edukohet qe ta bleje me shpesh… Gjithsesi pasi te kete certifikate sigurie, nevojitet nje marketing i themelte per te sensibilizuar publikun per vlerat e ketij produkti ushqimor, por dhe per tregtimin e tij ne menyre dinjitoze, te paketuar, ambalazhuar me gjithe parametrat e standardet europiane.