Ne ditet e sotme 90 % e menaxhereve te marketingut perdorin mediat sociale ne fushatat promocionale, 77% e 500 kompanive me te medha (fortune companies) kane llogari biznesi ne twitter dhe 70% e tyre kane faqe aktive ne Facebook sipas Fastcompany.com Po bizneset ne Shqiperi e kane adaptuar marketingun ne mediat sociale si pjese e strategjise se tyre te marketingut? Ende jo.
Forma me e perhapur e marketingut ne Shqiperi, duket te jete marketingu me email. Kjo ndoshta sepse eshte me i thjeshte. Krijon nje database emailash, te kategorizuar ose jo dhe me nje vlere qe varion nga 50-100 Euro e shperndan nje informacion te pergjithshem per biznesin apo nje oferte ne rreth 100,000 adresa. Deri ketu jemi ok, nese thjesht do te te krijosh nje ndergjegjesim per ekzistencen biznesit/ produktit apo nje oferte te re.
Por nga ana tjeter nese gjykon si perdorues ne kutine tone postare vijne dhjetra emaila te tille, shpesh te patargetuar, dhe ky email kthehet ne spam. Ne te vertete nuk dihet se sa konvertim (ROI) kane keto fushata dhe nuk krijohet ndonje lidhje me klientin.