Keni dëgjuar ndonjëherë për termin “Integrated Marketing Communication” (IMC)?
Bëhet fjalë për një komunikim të integruar marketingu që sot po e adoptojnë dhe po përdorin thuajse gjithë bizneset e sukseshme në botë. Ndryshe, kjo mund të përkthehet si shërbime ‘one stop shop’, që bizneset i kryejnë te kompani të caktuara që ofrojnë Marketing të Integruar.
Por çdo të thotë Integrated Marketing Communication?
Ky koncept ka të bëjë më dizenjimin e programeve të ndryshme të komunikimit që koordinon gjithë aktivitetet promocionale: reklamim, shitje, promovim shitjeje, marrëdhënie me publikun ose PR dhe marketing direkt, në mënyrë që t’i jepet mesazhi gjithë audiencës. Padiskutim ky lloj marketingu është një miksim ose shkrirje e gjithë teknikave të marketingut tradicional, (si reklamave print apo TV) me teknikat e marketingut online (website, SEO, social media etj).

Një agjenci e zonja marketingu nuk pret që klienti të thotë: dua fletëpalosje, apo dua reklamë në televizor, dua blog apo dua promovim në media sociale. Një agjenci profesionale marketingu, duke gjykuar situatën e klientit, produktet që ai shet, targetin e këtyre produkteve, apo konkurencën, sugjeron disa shërbime që i vlejnë më shumë klientit në situatën ku ndodhet. Vetë kompania e marketingut merr përsipër jo vetëm ta studiojë mirë klientin por dhe të garantojë tekniken e komunikimit apo marketingut që klientit do t’i sjellë rezultat, ose kthim të investimit për reklamën që ai bën.

Ideja që: bëj një shërbim printimi këtu, një website atje, një shërbim SEO në vend tjetër dhe një reklamë televizive diku tjetër, është hequr përfundimisht nga axhenda për kompanitë e sukesshme. Është si puna e check-up mjekësor. Si është më mirë: Ti bësh të gjitha analizat në të njëjtin vend, ku të kesh dhe një rekord të situatës tënde, apo të bësh një analizë këtu, e një atje pa mundur kurrë të kesh një vijueshmëri të gjendjes tënde.
Bisnese të nderuara, kohët kanë ndryshuar! Ju mbetet vetëm të përqafoni teknikat e reja, pa shumë shpenzim dhe qindra herë më fitimprurëse. Përvec suksesit të shitjes, kjo mënyrë garanton reputacionin e brandit tuaj dhe qëndrueshmërinë tuaj të gjatë në treg.