Kompania “Manderina Promotions” përmbylli me sukses projektin me Biznes Albania: “Marketingu si një mundësi rritje për agropërpunuesit dhe ofruesit e shërbimeve”. Projekti qe kishte në fokus të tij konsulencën mbi planin e diagnostikimit dhe qasjen ndaj agropërpunuesve për t’u ofruar shërbimet marketing, u mundësia dhe u mbështet nga Risi Albania. 
Projekti nisi në shtator të vitit të shkuar, dhe Manderina Promotions ishte ndër kompanite e para të përzgjedhura që në fillim, dhe që e përmbylli me sukses këtë projekt. Ne seminarin e organizuar për përmbylljen e projektit, Manderina Promotions bëri një prezantim dinjitoz para dhjetra agropërpunuesve, ofruesve të tjerë të shërbimeve  dhe donatorëve në këtë sektor. 
Manderina Promotions bëri të ditur gjetjet dhe arritjet e saj gjatë katër muajve të projektit, ku arriti të zbatojë tek klientët e saj konsulencën e marrë gjatë fazës së parë të projektit. 
Agropërpunuesit shqiptarë kanë nevojë të jashtëzakonshem për marketing. Deri tani ndihma nga shteti dhe donatorët është dhenë për prodhimin dhe përmirësimin e teknonologjisë në prodhim, por jo për ta marketuar dhe shitur produktin. Ky është një ngërc që ende agropërpunuesit po e vuajnë, pasi është një shërbim që ata nuk mund ta realizojnë vetë me burimet e tyre njerezore, por vetëm me ndihmen e ekspertëve të fushës. Ende ka një ngurim të agropërpunuesve për ta kërkuar shërbimin marketing nga ekspertët e fushës, dhe nga kompani të mirëfillta që operojnë në këtë sektor. Pikërisht këtu po insistojnë së fundi dhe projektet e ndryshme të donatorëve në Shqipëri, që të edukojnë në një fare mënyre agropërpunuesin ta kërkojë dhe pse jo, edhe ta paguajë këtë shërbim që do t’i përkthehet në shitje dhe rritje të biznesit të tij. 
Znj Kushova duke prezantuar ne eventin me Biznes Albania