Manderina Promotions përmbylli sot projektin 6 mujor Protik Startup Accelerator Program, një projekt i iniciuar nga Ministria per Inovacionin dhe Administraten Publike, i dedikuar per kompanite e sapo krijuara teknologjike.

Manderina Promotions u perzgjodh permes një konkursi të hapur mes shumë konkurenteve të tjerë, dhe u shpall fituese bashke me ‘Find It’ dhe ‘Gjeni. al’ ne 15 tetor 2014. Permes ketij projekti 6 mujor, Manderina Promotions mori një konsulencë të kualifikuar ligjore dhe financiare nga dy prej kompanive me te medha ne fushat perkatëse në Shqipëri, Deloitte Albania and Kosovo dhe Kalo & Associates.

Manderina Promotions si një kompani e re në tregun shqiptar e dedikuar kryesisht ne PR and Online Marketing, është mirënjohëse për mbështetjen e madhe në vizibilitetin, njohjen dhe krijimin e rrjetit te kontakteve të mundësuara nga ky Projekt.

Përmes këtij projekti gjithashtu Manderina arriti të përzgjidhej në Start up Sauna Pristina, një tjetër event ku ndërkombëtarët evidentojnë kompanitë e reja teknologjike për të investuar në produktet e tyre.
Manderina Promotions, pas një konsulence të tillë të kualifikuar, tashmë ka mundur të qaset në mënyrë shumë më profesionale me klientët e saj, dhe të sjellë risi në sektorin e online marketing.

Sot jemi me profesionistë në shërbimet që ofrojmë, duke ndihmuar kryesisht ndermarrjet e vogla e të mesme (SME) në Shqipëri, të rrisin imazhin e tyre, online dhe offline si dhe të shtojnë fitimet.

Ne aktivitetin e sotshëm përmbylles, e pranishme ishte dhe Ministrja për Inovacion dhe Administratën Publike znj Milena Harito si dhe përfaqësuesit e kompanive konsulente Deloitte Albania & Kosovo dhe Kalo & Associates qe ndihmuan ne lehtesimin e fillimit te biznesit tone.