Manderina Promotions organizoi për të katërtën herë me sukses ceremoninë e ndarjes së çmimeve fotografike për Tiranën. Kësaj here konkursi ishte për vjeshtën me hashtagun #TiranaAutumn2017.
Gjatë konkursit u mblodhën 920 foto që tregonin vjeshtën në Tiranë. Fotot nga qyteti, liqeni, Dajti dhe fshatrat e Tiranës mbizotëronin në këtë konkurs. Pas një selektimi të kujdesshëm, u zgjidhën 10 foto finaliste, nga të cilat, 7 nga pjesëmarrësit në konkurs u vlerësuan me certifikata mirënjohje për kontributin e tyre dhe votat e marra, ndërsa si simbolikë iu dhurua nga një filxhan me logon e VisitTirana dhe mbishkrimin: fitues të #TiranaAutumn2017.
Ndërsa fituesit e mëdhenj ishin tre: Çmimi i parë: Endi Bulku me foton nga mali i Dajtit. Fituesi i çmimit të parë do të ketë mundësinë të qendrojë një natë në hotelin më të ri dhe luksoz të Tiranës, në Hotel Colosseo.
Çmimi i dytë: Arlind Rexhmataj me foton nga liqeni artificial i Tiranës. Fituesi i çmimit të dytë do të ketë këtë mundësinë të shijojë një darkë çift në një nga restorantet më speciale të Tiranës, në restorant Umami të Chef. Renato Mekolli.
Çmimi i tretë: Enea Mustafaraj me foton nga pedonalja e Tiranës. Fituesi i çmimit të tretë do të ketë mundësinë të provoj shërbimet si: sauna, trajtim hidratues fytyre, masazh relaksuese etj nga Lotus Wellness & SPA.
Për më shumë rreth eventit shih: https://goo.gl/UbT7XA