Manderina Promotions mori pjesë sot në takimet ‘Biznes me Biznes’ (B2B) në forumin “Smart Balkans” , të zhvilluar nga Konfindustria Shqiptare, në Hotel Tirana International. Manderina Promotions prezantoi në një kënd të veçantë shërbimet e saj “dixhital marketing” që synojnë të ndihmojnë bizneset për të rritur fitimet e tyre. Ky forum mblodhi së bashku kompani të ndryshme, kryesisht italiane dhe shqiptare në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit të bisnesit të zgjuar dhe efiçent. Manderina Promotions u përzgjodh si pjesëmarrëse në këtë forum nga AKTI (Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit). Është e rëndësishme që bizneset shqiptare të adoptojnë zhvillimet teknologjike dhe inftrastukturën dixhitale, pasi ato nuk janë më luks, por domosdoshmëri që rritin direkt biznesin dhe fitimet e tyre.
Manderina Promotions në Forumin “Smart Balkans”
by admin | Nov 12, 2015 | digital marketing tirana, Manderina promotions, marketing dixhital | 0 comments