Kompania Manderina Promotions , ishte e vetmja kompani nga Shqipëria që mori pjesë në eventin Start-up Sauna që u zhvillua në Prishtinë në 24 mars në auditorët e Universitetit Amerikan të Kosovës.
Ky event ishte një konkurim i kompanive te reja (start-up) që paraqesin një inovacion të ri në fushën e teknologjisë që mund të aplikohet dhe shtrihet në shumë sektorë te tjere.
Juria ishte e përbërë nga drejtues të kompanive të sukseshme në Finlandë, të cilët janë njëkohësisht dhe investitorë të gatshëm të hedhin paratë e tyre në inovacionin që ata e konsiderojnë me vlerë. Eventi u organizua nga Startup Sauna, nje OJF me seli ne Finlandë që lidh gjithe kompanite e sapo krijuara teknologjike me sipërmarrës me ekperiencë për të lehtësuar rrugën e tyre drejt suksesit.
Manderina Promitions ishte perzgjedhur mes disa kompanive të tjera te reja nga Shqipëria. Në Prishtinë, Manderina Promotions, përfaqësuar nga znj. Alma Gerxhani prezantoi idenë e saj te biznesit si startup që konsiston në rritjen e imazhit online të ndërmarrjeve të vogla e të mesme në Shqipëri.
Në garën mes 7 kompanive fitues u shpallen dy kompani Trigonom dhe Goodwerp nga Kosova që do marrin pjesë në eventin e madh Start up Sauna që zhvillohet në maj në Helsinki.
Manderina Promotions u vlerësua shume pozitivisht, si nje kompani shume ambicioze dhe me sherbime profesionale mori mjaft sugjerime per zhvillimin e modelit te biznesit. Manderina Promotions, nje nga tre kompanite fituese te programit Start-up Accelerator nga Protik ne Tirane, e konsideron një eksperiencë shumë të dobishme pjesëmarrjen e saj në Start Up Sauna Kosovë.