Hotelet shqiptare e kanë bindur veten se mund të kenë punë vetëm në sezonin e verës. Përgatiten shpirtërisht të shërbejnë vetëm këto muaj, dhe më pas vegjetojnë gjatë vjeshtës e dimrit në pritje të pranverës së vonë e verës. Heqin dorë nga kujdesi për hotelin, dhe shkojnë e shpenzojnë paratë e fituara në verë. A duhet të vazhdojë kjo mendësi? Po si ia bëjnë hotelet në mes të qyteteve të botës që nuk kanë as det, as natyrë, as ditë me diell? Hotelet tona duhet të edukohen që shërbimi për klientët të jetë non- stop në çdo stinë të vitit. Ata duhet të shesin. Për këtë janë platformat online: booking, TripAdvisor, Expedia, të cilave u referohen gjithë turistët në botë. E turistët nuk janë vetëm ata që vijnë për plazh. Ata që janë mësuar me udhëtime, e bëjnë këtë në çdo stinë të vitit. Shqipëria ka 350 ditë me diell dhe ka turizëm kulturor, gjithashtu shumë të rëndësishëm. Po çfarë u mungon hoteleve tona? U mungon promovimi online. Ata duhet të luajnë gjithashtu me ofertat, të ulin e ngrenë çmimet sipas sezoneve në platformat e rezervimeve. Duhet të jenë aktive me foto dhe informacione të përditësuara. Duhet t’u përgjigjen komenteve të klientëve në Booking e Trip Advsior. Hoteleve në të shumtën e rasteve u mungon eskpertiza për ta bërë këtë punë, ose nuk kanë burime njerëzore të mjaftueshme për ta bërë vetë këtë punë, por tashmë në Shqipëri ka kompani të specializuara që kujdesen për imazhin e hotelit në të gjitha kanalet online. Manderina Promotions është një nga këto kompani që mirëmbajnë gjithë prezencën online të hoteleve në platformat e shitjeve. Nëse mirëmbajtja e llogarisë së hotelit në këto platforma është e vazhdueshme, e shoqëruar kjo dhe me reklamime të vazhdueshme në mediat sociale si dhe përditësim të faqës së internetit, do ti bëjë hotelet të vizituara dhe pse jo të rezervuara gjatë gjithë vitit. Manderina ka klientë të saj, që dhomat i kanë të rezervuara gjatë gjithë vitit, pavarësisht nëse është dimër apo verë. Shumë pronarë hotelesh mund të mendojnë se kostoja e pagesës së një kompanie të tille është e lartë, por nga eksperienca jonë, ajo është shumë e vogël në rast se ke punë dhe shet dhoma gjatë gjithë vitit. Por mbi të gjitha ky bashkëpunim ka realizuar fitimprurës për hotelet. Imazhi i tyre online është përmirësuar dhe janë shtuar rezervimet. Manderina përpilon raporte krahasuese për klientët e saj, ku tregohet ecuria si ne OTA (platformat e rezervimit, Booking, Expedia, HRS etj) dhe ne mediat sociale dhe vizitat në faqen e internetit. Veç kësaj Manderina bën një punë konstante në promovimin e destinacioneve, duke publikuar lajme dhe foto nga sejcili destinacion i Shqipërisë për ta bërë më të njohur e më të vizituar.
Vec çmimit të arsyeshëm, kundrejt imazhit shumë të mirë dhe fitimeve tuaja, ajo që Manderina Promotions ofrojnë është trajnimi i një personi të stafit tuaj. Një recepsionist mund t’i kryejë shumë mirë këto fuksione pas një trajnimi të hollësishëm. Ju garantojmë që suksesi është i sigurt. Duhet të largoni mendësinë që hotelet kanë punë vetëm në verë.
Vec çmimit të arsyeshëm, kundrejt imazhit shumë të mirë dhe fitimeve tuaja, ajo që Manderina Promotions ofrojnë është trajnimi i një personi të stafit tuaj. Një recepsionist mund t’i kryejë shumë mirë këto fuksione pas një trajnimi të hollësishëm. Ju garantojmë që suksesi është i sigurt. Duhet të largoni mendësinë që hotelet kanë punë vetëm në verë.