Nuk mund t’i lija pa ndare keto shembuj frymezues per fuqine e marketnigut dixhital dhe efektin e tij me boten reale.

Perdorimi i mediave sociale per te bashkevepruar me boten reale eshte nje koncept jo shume i perdorur, por ka disa brande qe e kuptojne fare mire kete.

Kompanite po e perdorin kete koncept per te targetuar sidomos perdoruesit e celulareve, duke nxitur bashkeveprimin e tyre me kompanite dhe, rrjedhimisht duke rritur shitjet.
Keto pese shembuj tregojne se si mund te perdoret media sociale per t’u qasur me zgjuarsi audiences dhe per te ofruar nje eksperience te personalizuar.


1. Si te fitosh ne Pinterest

Nje nga shembujt eshte dyqani i kepuceve te modes Nordstrom, i cili ne 2013, i tha 4.4 milione ndjekesve te tij ne Pinterest, fuqine per te vendosur se cfare duhet te ekspozonte ne dyqan. Kepucet me te pelqyera ne Pinterest vendoseshin ne vitrinat dhe raftet e dyqaneve ne vendet me te dukshme.

Sot, Nordstrom eshte nje nga dyqante me popullore me me shume ndjekes ne Pinterest se ne dy kanalet e tjera, Twitter dhe Facebook te marra se bashku.

Sipas nje studimi nga Millward Brown, 93% e perdoruesve te Pinterest e perdorin kete kanal per te marre vendime per te blere dicka, kurse 87% e tyre thone se kane blere dicka qe e kane pare ne Pinterest. Pra, te rrisesh interesin ne kete platforme dhe te lidhesh online me offline (dyqanet) çon ne shitje te medha.

2.Te ngrohesh me twitter

Fushate e vogel por shume kreative nga kompania Hive per perdorim te zgjuar te energjise. Ne vitin 2014, Hive u be shume popullore me fushatat e saj te reklamese per motin dhe temperaturat si dhe mesazhet e personalizuara qe i dergonte perdoruesve.

Ne 2015, kjo kompani instaloi ca kabina/ streha ne stacionet e autobusit ne stacionin Picadilly ne Manchester. Streha kishte sistem ngrohes dhe sapo udhetaret  futeshin aty dhe benin tweet me hashtag #TweetToHeat, ndizeshin ngrohesat. Kjo fushate rriti interesin e njerezve per produktet e Hive, e cila lejon perdoruesit te kontrollojne sistemin e ngrohjes dhe te ujit te ngrohte ne distance.

Vetem nga nje stacion autobuzi, hashtag mori 400 (mentions)  ne tre dite dhe arriti gati 1,300,836 shikime.

3. Mediat sociale sjellin ndryshime urbane

“Gropat ne rruge qe çojne twitter”, – kjo ishte nje nga fushatat me origjinale. rruget e Panamase jane shume te demtuara dhe plot gropa, Ne nje perpjekje per te bindur Ministrine e Puneve Publike  per te marre masat, kompania mediatike Telementro Reporta  u bashkua me kompanine  e PR, P4 Oglviy & Mother dhe vendosen ne rruget me te rrahura te qytetit ne shumicen e gropave pajisje me sensore qe nisnin nje tweet sa here qe nje makine binte ne grope. Mesazhet me ankime te ndryshme çoheshin ne llogarine ne twitter te Ministrise. Vec kesaj ne edicionin e lajmeve, iu kushtua nje minutazh leximit te ketyre tweet-eve, dhe njerezit filluan te dergonin me shume tweet-e. Me ne fund Ministria filloi te veproje dhe te rregulloje gropat.  

E ndersa tweet  jane argetuese, fushata e medias solli vertet ndryshime dhe permiresime te infrastruktures ne Panama dhe frymezoi per fushata ne ngjashme ne vende te tjera te botes.

Per shembull, kryebashkiaku i Mexico City  vendosi drita ne nje park lokal pas tweet-it qe coi nje banor i zones.

4.Koha per çaj

Vitet e fundit, Honest Tea pyeste klientet e saj:  cilat qytetet jane me te ndershem ? Kompania vuri 27 kioska pa emer  neper SHBA dhe i kerkoi njerezve te depozitojne nje dollar per cdo pije.

Nepermjet monitorimit dixhital, Honest Tea monitoroi kush pagoi per pijet dhe kush jo.

Ndersa sondazhi po terhiqte me shume vemendje Honest Tea, i inkurajoi njerezit te ndanin momentet e tyre me   “#RefreshinglyHonest”  ne mediat sociale dhe te hidhnin foto ne nje faqe interneti  National Honesty Index website.

 

Duke lidhur nje venndodheje fizike me platformen online, kompania perdori njerez me influence ne sejcilen zone per te targetuar nje audience me te gjere, dhe u ofroi shume klienteve te rinj potencial qe te provonin çaj falas

 5. Ndricohu

Nje tjeter shembull eshte fushata e Philips per te theksuar se sa e rendesishme eshte drita ne jeten e perditshme.

#LightIsLife filloi si fushate ne Instagram, por u kthye shpejt ne nje eksperience reale kur 6 fotografet me frymezues ne fushaten e instagramit u perzgjodhen per nje ekspozite fotografike qe u hap muzeun e Philips ne Eindhoven, Hollande .

Ne 4 muaj, Instagrami i Philips u rrit me 50% ndjekes, me 250 likes per post mesatarisht.

Me pak fjale

Keto fushata ilustrojne se fushatat e marketing online-offline nuk jane vetem te zgjuara dhe krijuese, por jane dhe te thjeshta. Jane autentike dhe terheqin vemendje, pa i detyruar njerezit te blejne. Gjithe vlera qendron ne lidhjen qe krijohet me brandin.

Burimi: E-consultancy.