Manderina Promotions ne kuadrin e promovimit te produkteve shqiptare ka zhvilluar nje tjeter event degustimi ne mjediset e Hotel Therandes. Kesaj here te ftuarit kane degustuar dhe shijuar veren e Kantines Nurellari, qe ndodhet ne zonen e Fushe Peshtanit, 10 km larg Beratit, si dhe Vajin e Ullirit Subashi, qe prodhohet ne Marikaj, Tirane.

Nje event i tille ka synim jo vetem te prezantoje por dhe te informoje konsumatoret se si te dallojne produket cilesore. Tregu eshte i mbushur me lloj lloj produktesh por jo te gjitha garantojne cilesi per konsumatoret. Jemi fokusuar tek Vaji i Ullirit, Vera, dhe produktet e bulmetit, pasi ne keto produkte prodhuesit shqiptare kane investuar shume, dhe fale kushteve tona klimetarike, kane arritur te prodhojne produkte me mjaft shije. Megjithate jo te gjithe konsumatoret i njohin.

Kantina Nurellari tashme ka sfide shtimin e sasise se veres, pasi testin e cilesise tashme e ka kaluar permes dhe nderimit vitin e shkuar me nje cmim cilesie ne konkursin kombetar te Veres ne Shqiperi.
Pas eventit Levent Nurellari falenderoi Manderina Promotions per kete promovim, duke theksuar se eshte nje iniciative e vecante qe padiskutim do kete sukses ne te ardhmen.

Nderkohe dhe Ilirjan dhe Silvana Subashi paten mundesine qe ne kete event te tregonin se cdo te thote te prodhosh vaj ekstra te virgjer dhe si konsumatori duhet ta dalloje ate. Gjithashtu familja Subashi prezantoi dhe produktet e tjera me baze vaj ulliri, si vaj me ereza, vaj per forcimin e flokut dhe vajrat e tjere pastrues per fytyren dhe kurues per semundjet e ndryshme.

Nuk munguan produktet e tjera shqiptare te servirura ne pjata, si djath Skrapari nga ferma Zhuka ne Radsh nga kullotat e Ostrovices, si dhe djathi i Velecikut, nga Malesia e Madhe te cilin e kemi degustuar dhe me pare ne eventet tona.
Eventi kaloi ne nje mjedis shume te kendshem ne shoqerine e te ftuarve dhe muzikes.

Manderina Promotions do te sjelle cdo muaj produkte te tjera per t’i promovuar dhe per t’i testuar ne pranine e dhjetra te ftuarve.