“Mund të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Kjo thënie brilante e Nënë Terezës ka shoqeruar projektin Visit Tirana, të cilin Manderina Promotions e ka nisur me shumë dashuri. Ky projekt dhe ekipi i Manderines u nderuan nga Bashkia e Tiranës me Çmimin “Personaliteti i Vitit 2015” që shkoi për administratoren e kompanisë, Alma Gerxhani.
![]() |
Alma Gerxhani duke terhequr cmimin per Manderina Promotions |
Projekti Visit Tirana është një nga projektet dhe punët e shumta që ka nisur Manderina Promotions, një biznes i ri prej më shumë se një viti në treg, por që ka arritur të spikasë falë energjive, punës së palodhur, cilësore dhe vullnetare për të promovuar turizmin në Tiranë e Shqipëri
Në eventin e organizuar dje në qendrën Teen në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ndau 10 çmime për njerëz jo shumë të njohur për mediat, por që sipas tij janë ‘heronjtë e vërtetë të qytetit’.
![]() |
Alma Gerxhani dhe Eva Kushova me kryebashkiakun z. Erion Veliaj |
“Po themelojmë një mënyrë të re të menduari se kush janë realisht heronjtë që na frymëzojnë çdo ditë… Po rritet një brez tjetër që tek cdo problematikë sheh një mundësi për të shërbyer, një mundësi për të bërë diçka krijuese, dhe për të mobilizuar të tjerë, dhe unë besoj se nga kjo kategori vijnë heronjtë tanë që vlerësohen sot”, – tha kryebashkiaku Erion Veliaj.
Teksa prezantoi Alma Gerxhanin, si personaliteti i vitit 2015 me motivacionin ‘për promovimin e turizmit në qytetit të Tiranës përmes portalit VisitTirana, z. Veliaj u shpreh se vlerëson lart punën e palodhur të stafit te Visit Tiranes, per promovimin e Tiranes, edhe ne kohen kur stafi i Bashkise se re sapo kishte filluar pune dhe nuk dinte nga t’ia niste, edhe gjate muajve te veres kur pakkush bënte lajme për Tiranën. Një punë krejt vullnetare, pa asnjë mbështetje financiare, theksoi ai.
Znj Gerxhani duke falenderuar Bashkinë e Tiranës për këtë çmim simbolik u shpreh se në 2016 bashke me kolegen e saj Znj. Eva Kushova do ta vazhdojnë projektin dhe do kthejnë në një institucion për të promovuar çdo gjë të bukur dhe me vlerë për Tiranën.
![]() |
10 personalitetet e Tiranes per 2015 |
10 personalitetet e vitit 2015 te vleresuar nga Bashkia Tirane me motivacionet perkatese janë:
- Ened Mato me ‘Eco Bicycle’ dhe iniciativat e tij per Ditet pa Makina.
- Julia Sinanaj me ‘Koperativa 87’ per organizimin e eventeve biofood ne fshatrat e Tiranes
- Enid Mero me ‘Mountain Bike per promovimin e zonave rurale e malore te Tiranes.
- Alma Gerxhani me motivacionin “Për promovimin e turizmit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet faqes projektit VisitTirana
- Sadik Malaj (pas vdekjes) per aktivitete multifunksionale per turizmin ne Tirane.
- Helidon Haliti per organizimin e Bienales se pare te Akuarelit Tirane.
- Klodeta Buzi per themelimin e Akademise Hollywood, ku pergatiten talentet e reja muzikore.
- Ilir Haxholli e Arber Hajdari per nismen #FundjavaNdryshe per ndihmen e njerezve ne nevoje.
- Desli Shahini per projektin ‘Jemi Njesoj’ me personat qe kane probhleme ne te folur e degji
- Shkelzen Dunisha për pastrimin e Liqenit Artificial të Tiranës.
***
Manderina Promotions team, among Tirana 10 Personalities of the year 2015
“We can do small things with great love”–this brilliant quote of Mother Theresa has accompanied VisitTirana project of Manderina Promotions from its start. The team of Manderina Promotions and this project was awarded “Personality of the Year 2015!”
- Ened Mato with ‘Eco Bicycle’ social movement and Car Free day initiatives .
- Julia Sinanaj with ‘Koperativa 87’ for organizing biofood events in Tirana’s villages
- Enid Mero with ‘Mountain Bike for promotions rural areas of Tirana.
- Alma Gerxhani for promoting tourism in Tirana, through project VisitTirana
- Sadik Malaj (after death) for organizing multi functional tourism activities in Tirana
- Helidon Haliti for organizing the first watercolor biennial 2015 in Tirana
- Klodeta Buzi for founding the Hollywood Music Academy in Tirana
- Ilir Haxholli & Arber Hajdari for their initiative #FundjavaNdryshe (A different weekend) helping people in need.
- Desli Shahini for the project ‘We are equal’ for helping disabled people.
- Shkelzen Dunisha for the project of Cleaning Tirana Artificial Lake.
- https://shqiptarja.com/home/1/bashkia-e-tiran-s-shpall-10-personalitetet-e-vitit-2015-334402.html
- https://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/12/27/bashkia-e-tiranes-ndan-cmimet-personaliteti-i-vitit-2015/
- https://www.gazetadita.al/erion-veliaj-vlereson-me-cmimin-personaliteti-i-vitit-2015-babain-e-sonit-malajt/
Video: