Një brand i ri telefonash smartphone po prezantohet në tregun shqiptar. Bëhet fjalë për markën DooGee, telefoni i dytë celular më i shitur në Spanjë. Versioni më i fundit i këtij telefoni Doogee Mix u prezantua në 20 shtator në gjithë tregun e Europës Qendrore dhe Lindore ku bën pjesë dhe Shqipëria. Doogee Mix konsiderohet i ngjashëm me parametrat e Samsung Galaxy S8, por ka gjysmën e çmimit të tij. Me parametrat e tij, me dizenjimin modern, DooGee ka fituar shumë popullaritet në gjithë botën dhe tashmë synon të konkurrojë  edhe në tregun shqiptar.
DooGee Mix është smartphone-i me kornizë më të vogël në botë, i cili ofron dy versionet 4GB dhe 6GB RAM. Të tjera opsione të tij janë: xhami Gorilla Glass 5, version më i fundit i mbrojtjes dhe performancës, me dy kamera 16 dhe 8 MP, RAM të madh,  UI (user interface) të thjeshtë, pamje të qartë, jetëgjatësi baterie të pakrahasueshme me telefona të tjerë dhe dizajn i mrekullueshëm.
Të gjitha këto parametra janë ato me të cilat DooGee po konkurron me telefona të ngjashëm në tregun global, por me gjysmën e çmimit të tyre. Dizajni i bukur për syrin, i kombinuar me çmimin super të përballueshëm dhe me performancë shumë të qëndrueshme, e bën më të preferuarin për gjeneratën e re.
Dy modelet e reja që gjithashtu pritet të prezantohen në Shqipëri janë BL 5000, qe do të thotë ‘Be Long’ pra zgjat shumë, pasi ka baterinë më të madhe dhe jetëgjatë krahasuar me gjithë smartphone-ët e tjerë. Madje quhet Battery Monster. Ky telefon sugjerohet më shumë për të rinjtë që preferojnë të shohin filma, video apo të luajnë lojëra në kompjuter për një kohë të gjatë.  Por nuk ka vetëm baterinë më të mirë. Është I bukur për syrin, me dy kamera, me 4GB Ram dhe cilësi e rezolucion të lartë për fotot.
Modeli S60 është i jashtëzakonshëm, pasi i ka rezistuar të gjitha llojeve të testeve të mundshme, zjarrit, goditjeve, ngrirjes dhe gjithçkaje tjetër. Konsiderohet telefoni më i fortë i prodhuar ndonjëherë, dhe për ata që përgjithësisht kanë vuajtur nga thyerja e telefonit, me Doogee S60 e kanë problemin të zgjidhur. Por nuk është vetëm i fortë. Parametrat janë optimalë: 6GB ram, processor Helio p25 dhe bateri 5580 mah. Konsiderohet “hero”, një nga telefonat më të fortë të prodhuar ndonjëherë. Gjithë ky telefon me çmim fare të lire që varion deri në 250 euro.
DooGee MIX është fiks për tregun tonë, kryesisht për moshat e reja dhe gratë, që preferojnë një kombinim të përsosur të opsioneve, parametrave, pamjes së bukur dhe çmimit të përballueshëm. Gjithe telefonat e fundit DooGee kane parametrat e telefonave me te mire dhe brandeve më të njohura në treg, por janë me çmim sa ½ apo sa 1/3 e tyre.
Botuar nga Scan TV