
· Website i përshtatshëm për smartphone ose aplikacione
75% e të rinjëve kanë të shkarkuar në celularët aplikacione për udhëtimet, 69% e njerëzve preferojnë të rezervojnë nga telefoni i tyre ose tableti. Një hotel do të jetë në disavantazh nëse faqje e tyre e internetit nuk është e adaptuar për celularët smartphone, mungesa e së cilës përbën vështirësi në navigim. Ndërsa një aplikacion i hotelit është një bonus i shtuar dhe një mundësi më shumë për klientë të mundshëm. Brezi i sotëm kërkon informacion të menjëhershme dhe çdo gjë duhet të jetë e aksesueshme direkt nga telefoni i tyre dhe hotelet duhet patjetër t’i përgjigjen trendit.
• SEO dhe Marketingu në Mediat Sociale

SEO- (Optimizim për Motorët e Kërkimit)është një mjet i fuqishëm, kështu që hotelet duhet të sigurohen që ueb faqja e tyre duhet të jetë e përshtatshme për celularët smartphone. Duhet të integrojnë fjalë kyçe në faqen e tyre të internetit në mënyrë që kur njerëzit të kërkojnë hotele në një qytet të caktuar, p.sh Tiranë, faqja e hotelit e tyre të renditet në rezulatet e para të kërkimit. Hotelet mund të përdorin dhe Google-in për rritur renditjen në rank lokal, mjafton që të bëjnë një regjistrim në Google My Business, duke vendosur të dhënat e hotelit, emrin, adresën, numrin e telefonit, që biznesi të jetë i verifikuar në Google. Mediat sociale janë një tjetër kanal ku hotelet duhet të kenë patjetjer llogaritë e tyre zyrtare ku mund të komunikojnë me klientët.
Klientët duhet të inkurajohen për të postuar komente/vlerësime në mënyrë që njerëzit e tjerë të shohin vlerësimet për hotelin. Rreth 82% e të rinjëve sot i konsiderojnë shumë të rëndësishme vlerësimet online të udhëtimeve dhe në bazë të vlerësimeve dhe renditjes online marrin vendime për të rezervuar ose jo një hotel.
• Remarketing duke përdorur Google Adwords
• Marketingu i përmbajtjes
Marketingu i përmbajtjes është menaxhimi i komunikimi me klientët pa shitur drejtpërdrejtë produktin/shërbimin. Pra, në vend të vetë-reklamimit hotelet duhet të përdorin blogjet, vlerësimet e klientëve që kanë qëndruar në hotel. Informacioni duhet të jetë i rëndësishëm dhe që të angazhojë target grupin e synuar nga hoteli dhe duhet të jetë i shpërndarë në rrjete të ndryshme sociale për një vizibilitet më të gjerë online. Marketingu i përmbajtjes është mjaft i mirë edhe për SEO.
· • Integrimi i kanaleve sociale
Hotelet në përgjithësi preferojnë të kenë më shumë rezervime në faqen e tyre të internetit, pasi është më fitimprurëse për ta, por nuk duhen lënë pas dore as kanalet e tjera sociale. Sa më shumë shtrirje online aq më shumë rritet mundësia për klientë të mundshëm. Për ta bërë shpërndarjen sa më të thjesht hotelet duhet të integrojnë kanalet e mediave sociale në faqen e tyre, në këtë mënyrë hotelet mund të marrin rezervime pa patur nevojë të paguajnë përqindje siç paguajnë në platformat e tjera të rezervimeve online.