Bujqesia shqiptare prej kohesh eshte nje nga promotoret e ekonomise tone. Treguesit e INSTAT nxjerrin bujqesine te vetmin sektor ne rritje, ndersa gjithe sektoret e tjere ne renie dhe shifrat jane tashme te njohura per gjithe publikun. Por cfare po behet per ta promovuar bujqesine, produktet tona?
Ne fakt shume pak. Bujqesia dhe prodhimet tona kane nevoje per nje reklamim te jashtezakonshem, per nxjerrjen e vlerave te tyre, per berjen publike te ketyre vlerave, ne menyre qe gjithe njerezit te ndergjegjesohen. Fale elementeve klimaterike dhe fale punes se palodhur te dhjetra fermereve, ushqimet tona kane shije te vecante, jane te fresketa dhe jane me bio se shume prodhime te importuara.
Pyetja qe ngre gjithkush eshte: A prodhohet mjaftueshem ne vend per te plotesuar nevojat e konsumatoreve shqiptare? Perse ende raporti import-eksport eshte ne favor te importit? Ne fakt ne Shqiperi prodhohet shume. Bujqesia eshte ende e paformalizuar, ende e paorganizuar ne kopperativa, dhe mbeshtetet ende ne bujqesine familjare. Shifrat tregojne se rreth 90% e bujqesise shqiptare, eshte bujqesi familjare.
Pra nje familje qe mbjell dy tre dynyme me nje produkt te caktuar, mezi pret qe produkti te piqet dhe ta nxjerre ne treg. Ankthi i fermerit, tashme tregtar (se mendon vetem te shese) eshte qe prodhimi te blihet dhe te mos e hedhe dem. Ajo per te cilen fermeri nuk ka kohe, as mundesi, dhe as kushte financiare ta konsideroje, eshte reklama e produktit te tij.
Nese ka prodhuar nje produkt te mire, bio, i ka bere gjithe sherbimet e domosdoshme, atehere pyetja eshte, a e reklamon ai kete kur e nxjerr ne treg? Absolutisht jo. Dhe konsumatori duke mos ditur asgje per produktin shqiptar qe vjen me nje cmim me te lire, vendos te zgjedhe ate te importit qe eshte me i bukur me i shtrenjte, por mund te kete me shume pesticide, apo te jete me pak bio.
Ne fakt jo pak here te huajt kane vene ne dukje faktin se ketu ushqimet ne fshat kane nje shije te vecante. Nje sallate fshati, nje gjize apo djath i konsumuar diku ne nje zone rurale ka shije te jashtezakonshme. Ato mund te jene plotesisht prodhime bio dhe për kete ushqim nje konsumator i huaj, pse jo dhe nje shqiptar i kujdesshem per shendetin, do paguante me shume.
Por si ta gjejme ne treg nje prodhim te tille? Nese produkti reklamohet, ai shitet i gjithi, dhe fermeri nxitet te prodhoje gjithnje e me shume. Vete fermeret ankohen per kete gje. Thone se prodhimeve u bejne gjithe sherbimet maksimale dhe me pas e shesin per nje cope buke. Ne kete kontekst, nevoja per te promovuar prodhimet tona bujqesore eshte vertet nje emergjence kombetare.
Jo vetem shteti, por gjithe kompanite e promocioneve, sherbimeve duhet te fokusohen ne kete sektor jetik per ekonomine shqiptare…..