Shqiptarët me ne fund kanë nisur t’i shfrytezojnë të mirat e botës së dixhitalizuar. Sot në internet mund të blesh ç’të duash në cdo cep të botës dhe pa u munduar fare, gjithcka të vjen te dera e shtëpisë. Shërbimi Postal Shqiptar raporton sot se blerjet online janë dyfishuar në 2014, ose janë rritur me 55.8 %. Blerjet online sot përbëjnë 60% të pakove totale që vijnë nga jashtë në adresë të postës shqiptare.

Kryesisht bleres online janë bizneset, që marrin nje numër shumë të madh produktesh dhe kjo u pakëson atyre ndjeshëm kostot operacionale, që janë koha dhe mjetet e transportit. Blerjet më të mëdha janë bërë në dyqanet e Kinës, Tajvanit, Singaporit, pasi ato ofrojnë transport falas për produktet e tyre dhe çmime shumë të ulëta. Biznesmenët deri këtu ‘ia kanë parë hajrin’ blerjeve pasi nuk kanë shpenzuar shumë dhe presin tashmë t’i kthejnë në fitime të mëdha kur t’i shesin me çmime më të larta për konsumatorin shqiptar.

Gjithsesi biznesi i tillë është në gjithë botën. Të gjithë kërkojnë tregje të lira për të blerë produktin dhe për ta shitur më shtrenjtë dhe maksimalizuar fitimet e tyre. Në gjuhën e kaptializmit ky konsiderohet sukses. E suksesi shpërblen atë që ndjek i pari inovacionin dhe e shfrytezon në favor të tij. Tashmë çdo biznes dhe këtu në Shqipëri duhet ta kuptojë se nuk mund të bëjë pa prezencën online. Pasja e një faqe interneti, mundësisht në dy gjuhë, rankimi i mirë në Google, u jep mundësi prodhuesve të kenë një dyqan hapur 24 orë në ditë, dhe jo një dyqan lokal, por ndërkombëtar. Vetëm kështu mund të rrisin shkëmbimet tregtare dhe të maksimalizojnë fitimet e tyre.

Manderina Promotions, e mundeson kete permes sherbimeve të specializuara në fushen online, qe nis me një ndertim faqe interneti, rankim te mire ne Google permes teknikave SEO, ngritje te mediave sociale, regjistrim ne portalet e shitjeve ne gjithe boten. Te gjitha keto sherbime e bejne nje biznes te jete i dukshem ne Internet dhe te nise te gjeje mundesite e bashkepunimit dhe eksportit ne gjithe boten.