Të gjitha kompanitë e marketingut që ju ofrojnë të rrisni numrin e likeve ose pëlqimeve në Facebook dhe me kaq ju thonë se e keni arritur objektivin, konsiderojini amatore ose naïve. 
Ky është gabimi më i madh që mund të bëni ju si biznese.

Edhe në Shqipëri bizneset po tentojnë të kontaktojnë kompani të marketingut dixhital për të rritur praninë e tyre në mediat sociale.

Shumë nga këto kompani ofrojnë vetëm blerje pëlqimesh në facebook dhe me kaq mbarojnë punë. Vetëm për këtë shërbim tarifojnë një pagesë pa e vrarë mendjen çfarë fiton biznesi.

Nga pagesa në fjalë, një pjesë ua merr Facebook, dhe pjesën tjetër e fusin në xhep. Po biznesi, si klient, çfarë fiton?

Në fakt, Facebook pranon çfarëdo gjeje që ti do të bësh për të rritur faqen tende. Në rast se ti do vetëm ‘likes’ me shumicë, atëherë fut kartën e kreditit pa ndërprerje dhe pëlqimet të vijnë nga e gjithë bota.  Edhe pse ti poston vetëm shqip, mund të kesh pëlqime nga India apo Afrika e Jugut etj. Deri këtu ok. Por  më pas, kur ti poston një lajm rreth biznesit tënd, një produkt të ri, apo diçka që e quan shumë të rëndësishme, mund të ndodhë të mos marrësh asnjë pëlqim pavarësisht se ke mijëra ndjekës. Ky quhet injorim. 
E kundërta ndodh me ndonjë faqe tjetër që nuk ka aq ndjekës sa ju, por ka angazhim shumë të mirë, dhe njerëzit flasin për të, e ndajnë dhe e rekomandojnë. Ky mund të jetë konkurenti juaj. Dhe mund të mos ju vijë mirë që njerëzit komentojnë dhe flasin për të. 
Në fakt,. Facebook është shumë i zgjuar dhe ka nxjerrë mënyra pa fund për të marketuar bizneset. Ajo që ka rëndësi tani quhet  “engagement rate” , pra niveli i angazhimit, sa njerëz janë të lidhur me brandin tënd, sa komentojnë, e përmendin atë, pra çfarë ndodh poshtë postimit tënd të radhës. Mund ta keni rastisur shpesh, kur Facebook ju kujton një postim të mirë, dhe ju thote: hej, njerëzit po flasin shumë për këtë, vazhdo kështu.

Pra në vend që të kërkoni më shumë likes, kërkoni të angazhoni komunitetin për një postim që ju bëni. Dhe ndoshta kompanitë e marketingut duhet t’i paguani për këtë shërbim. Kërkesa juaj duhet të jetë: Unë dua që njerëzit të flasin për mua, poshtë kontentit tim. 
Rëndësia në fund të fundit është kontenti, pra përmbajtja që ju postoni. Aty duhet të jetë fokusi. Fundja ai është produkti që ju shisni dhe aty duhet të tërhiqni klientin juaj. 
Stafi i Manderina Promotions