Për 2018, ekspertët e mediave sociale kanë zbuluar 3 sfida me të cilët do përballen ata që punojnë në këtë fushë
1. Tendenca në rënie e pëlqimeve organike
Brandet apo kompanitë e ndryshme po e kuptojnë që pëlqimet organike sa vijnë e bien dhe askush nuk mund ta ndalë më këtë trend. Pra nuk rekomandohet më që të aplikosh praktika aftashkurtër për menaxhimin e mediave sociale, posto diçka ketu, e diçka atje. Çdo kompanie tashmë do u duhet të ndërtojnë strategji të qëndrueshme. Kjo do të thotë që duhet të përdorin rrjete selektive se ku do të postojnë dhe aty të investojnë më shumë në reklama me pagesë. Cdo kompani duhet te përdorë atë kanal social që i përshtatet, me një strategji të caktuar dhe aty të investojë para.
2. Videot ne social media do jene serish trend, por dhe per ato duhet planifikuar nje strategji. Pagesat për video reklama jane rritur këtë vit më 130 % dhe nuk ka asnjë shenjë ndalimi ne kete trend. E ndërsa videot sociale janë efektive, kompanitë duhet të fokusohen që t’i paraqesin jo thjesht si prezantim të tyre apo kompanise me video, por të japin në video objektivat e tyre të biznesit. Pra dhe videot herë pas here duhet te kenë strategji të mirëmenduar që të sjellin klientë.
3. Inovacionet e reja
Kompanitë janë shumë të lodhura me taktikat e reja dhe mënyrat e reja të promovimeve online. Janë të stërlodhur. Ata duan që këto praktika ekzistuese të jenë të qëndrueshme dhe të forcohen sa më shumë. Ndërsa rrjetet sociale vazhdojnë të shpikin metoda më inovative, bizneset nuk janë të prirura t’i përditësojnë ato. Ata janë gati të investojnë në forcimin e rrjeteve ekzistuese përmes strategjive konkrete. Kjo sepse sapo dicka e re del, atyre u duhet të riformulojnë strategjitë. Ajo që bizneset duan është të kenë më shumë raportime dhe rezultate mbi përdorimin e një rrjeti të caktuar social.
Por një gjë është e sigurt edhe për 2018: që mediat sociale do vazhdojnë të jenë mënyra më e preferuar e reklamimeve të bizneseve. Dhe kjo nuk duket se ka ndalim, duke lënë pas metodat tradicionale të reklamimit.