Visit-tirana.com- Portali Turistik i Qytetit te Tiranes

Visit Tirana është një projekt i madh që synon të promovojë dhe brandojë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë si një destinacion turistik

Visit Tirana përbëhet nga një platformë gjigande informative per turizmin, ku përfshihen të gjitha atraksionet në Tiranë, ture në qytet dhe në periferi, një listë të hoteleve, restoranteve dhe bizneseve të tjera turistike.

- Faqja e internetit www.visit-tirana.com është krijuar në 2015, nga Manderina Promotions, në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe italisht. Faqja e internetit është vetëm fillimi për të promovuar Tiranën. Visit Tirana prodhon lajme dhe rekomandime çdo muaj për turistët, ku të shkoni dhe ku të hani, cilat janë atraksionet më të fundit dhe vendet me trendi për të parë etj. Çfarë duhet të bëni çdo muaj, është artikulli ynë unik, me lajmet më të perditesuara nga Tirana,.

- Perditesimi i kanaleve sociale, facebook, instagram dhe twitter, si dhe youtube nga Visit Tirana jane mjaft cilesore

- Një gazete mujore prodhohet nga stafi, i cili shpërndahet në më shumë se 2000 adresa

- Çdo sezon që nga viti 2016, Visit Tirana organizon konkursin për fotografitë në mediat sociale, me foto që promovojnë Tiranën, dhe zgjedh fituesit në fund të cdo tre muaji. Konkurset janë me një hashtag të veçantë #TiranaSpring; #TiranaSummer #TiranaAutumn, #TiranaWinter

Visit Tirana është vleresuar me cmimin Personalitet i Vitit për 2015 nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës për punën e shkëlqyeshme në promovimin e qytetit

Visit Tirana është nominuar në mesin e 10 organizatave të tjera të menaxhimit të destinacionit, si fushatë turistike e vitit nga Emerging Europe 2018

Visit Tirana ka një bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet në Tiranë, Bashkinë dhe të gjitha bizneset turistike






Visit Tirana

Postimet e fundit