Fushata promocionale për panairin ‘Study in Europe’ në Tiranë

Fushatapromocionale për panairin ‘Study in Europe’ në Tiranë

Manderina Promotions zhvilloi një fushatë promocionale për Panairin “Study in Europe” në Tiranë. Fushata kishte        target studentët në Shqipëri, të interesuar për të studiuar në universitetet Evropiane.

    Rreth 34 universitete nga 18 vende të Evropës ishin prezent në panairin e mbajtur në 36 tetor në Hotel Hilton                Garden Inn Tirana.







Manderina bashkëpunoi me Delegacionin Europian për të kontaktuar të gjitha universitetet, shkollat e mesme në Tiranë, për të prodhuar dhe shpërndarë fletëpalosje në kryeqytet.

Një ndër punët e rëndësishme ishte zhvillimi i fushatës online për eventin e krijuar në Facebook. Në eventin e krijuar postoheshin çdo dite postime, artikuj mbi mundësitë e studimit dhe bursat në Evropë.

Ne planifikuam dhe intervistat me televizionet si: Top Channel, RTSH, A2 CNN dhe media elektronike si Business Magazine.

Manderina prodhoi spot televiziv të animuar, i cili u transmetua në Top Channel, Club FM, si dhe nëpër qendra tregtare TEG dhe QTU.

Ne jemi të lumtur për realizimin e kësaj fushate të suksesshme, ku eventi pati një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, më shumë se 2000 njerëz vizituan panairin, 700 prej tyre ishin studentë të interesuar për të aplikuar në universitetet e paraqitura.

Postimet e fundit