Ceremonia e Tirana Photo Festival 2019

Manderina Promotions së bashku me DMO Albania organizuanceremominë e ndarjes së çmimeve të Tirana Photo Festival 2019, ku qindra njerëztë apasionuar pas fotografisë vizituan ekspozitën dhe ishin pjesë e ceremonisë.

Edicioni i dytë i Tirana Photo Festival ishte një suksesi vërtetë. Qindra dashamirës të fotografisë u mblodhën në ceremoninë e mbajturnë 8 Tetor, në Muzeun Historik Kombëtar në një atmosferë fantastike.Pjesëmarrësit patën mundësi të shihnin dhe ekspozitën me 100 fotot më të mira.

Tematika e këtij edicioni ishte: “Trashëgimia kulturoredhe natyrore e Shqipërisë”, nëpërmjet fotove në ekspozitë të kuruar nga EltonKoritari njihesh me një Shqipëri me vlera të bukura natyrore dhe kulturore.

Juria e përbërë nga Roland Tasho, Leon Cika, GentShkullaku dhe Olsi Beci zgjodhën fituesit e këtij edicioni.

Çmimi i parë: Afrim Tahiraj (fitoi një aparat profesionalofruar nga FujiFilm Albania

Çmimi i dytë: Kyd Zacharian (fiton 40 000 lekë, mundësuarnga Ministria e Kulturës

Çmimi i tretë: Rozafa Shpuza (fiton 20 000 lekë,mundësuar nga Ministria e Kulturës

Çmim i katërt, ose inkurajues: Altin Serani (fiton njëaparat Instax ofruar nga FujiFilm Albania)

Çmimi: Fotografi më i ri (për moshat 15-18 vjeç): AlketShahini fiton një aparat Instax ofruar nga FujiFilm Albania

Çmimi i publikut (nga votat në Instagram): Megi Buzo,fiton një aparat Instax ofruar nga FujiFilm Albania

Gjatë ditëve të festivalit u organizuan workshopefotografie me fotografët Roland Tasho, Alla Simacheva dhe Albert Cmeta.



Tirana Photo Festival

Postimet e fundit