Albania Holidays DMC, brandim dhe marketim online te nje Tour operatori lider ne Shqiperi

Brandim dhe dizajn për Albania Holidays DMC, një operator kryesor turistik në Tiranë, Shqipëri. Puna përfshin, hartimin e logos, të frymëzuar nga veshja tradicionale popullore e Shqipërisë, (qeleshe- kapele tradicionale popullore) dhe sloganit “unusual, but rewarding” që përfaqëson shumë mirë Shqipërinë si destinacion.


Skema e ngjyrave është bërë nga ngjyra e logos gurkali (jeshile ne blu- cyan), portokalli dhe e bardhë. Të gjitha materialet promovuese janë dizajnuar duke ndjekur këtë skemë ngjyrash. Eshtë një partneritet afatgjatë dhe gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi dizenjuar të gjitha broshurat, kartat e biznesit të banera,  ​​kemi dekoruar stenda për panair dhe cdo material te nevojshem për promovim offline.


Website i kompanisë është reponsive dhe i lehte për përdoruesit. Ka një SEO të shkëlqyer dhe renditet lart ne Google për shumë fjalë kyçe. Uebsajti dhe prezenca online është një burim i rëndësishëm i të ardhurave për kompaninë, së bashku me panairet e turizmit.


Marketingu i përmbajtjes është gjithashtu një nga fushat e ekspertizës sonë, ne i mirëmbajmë të gjitha kanalet dhe krijojmë përmbajtje unike çdo ditë, përmbajtje me angazhim të lartë. Kemi bërë gjithashtu fushata të marketingut të paguar me rezultate shumë të mira në Google, Facebook dhe Instagram


Albania Holidays



Postimet e fundit